Shpesh është e nevojshme t’i besosh intuitës. Nga ajo që dëgjoni dhe jo vetëm atë që shihni.
Intuita është një armë e fuqishme, është mënyra e vetme me të cilën shpirti komunikon me ju. (Stephen Littleword)
Kjo fjali do të mjaftojë për të kuptuar vlerën e intuitës, atë kapacitet që shkon përtej arsyes dhe racionalitetit, duke na çuar drejt thelbit të gjërave. Epoka e sotme, ajo që trajton gjithçka me arsye dhe beson se mund të shpjegojë gjithçka, shpesh mbetet e mbërthyer dhe e habitur përpara një dijeje dhe perceptimi që nuk mund të kontrollohet.
Paramendoni për një çast se çfarë do të ndodhte nëse, një menaxher, gjatë një bordi drejtues, apelon publikisht për intuitën e tij! Kultura pozitive, mendimi racional me siguri nuk do ta falë atë.
Ka shumë arsye për këtë, për pjesën më të madhe thellësisht të gabuar, madje edhe në aspektin analitik. Intuita rrjedh nga një proces vlerësimi dhe krahasimi i kryer nga truri. Është në fakt një makinë komplekse që krahason ndjenjat dhe përvojat e së tashmes me atë që është mësuar në të kaluarën, duke parashikuar kështu se çfarë do të ndodhë.
Shekujt e diktaturës së mendimit racional e kanë cilësuar intuitën si diçka të afërt me magjinë, pohon ato që nuk njohin origjinën dhe mekanizmat me të cilat formohen.
Sipas një studimi të botuar në ‘The Conversation’, intuita nuk është përgjigje e marrë, që duhet injoruar ose korrigjuar me arsyetim. Ajo është vetëm një formë tjetër e përpunimit të informacionit.
Në marrëdhëniet ndërpersonale fuqia e intuitës, ajo që sot quhet në mënyrë të ëmbël si ndjeshmëri, është pikërisht aftësia për të lexuar, kuptuar bashkëbiseduesin dhe situatat në mënyrë të menjëhershme, duke filtruar drejtpërsëdrejti arsyetime dhe qëndrime që shpesh tentojnë të maskojnë realitet.
Në këto situata intuita ndodh kur truri vë në dukje një lidhje ose një mospërputhje midis asaj që perceptohet dhe asaj që thuhet, por ky krahasim nuk arrin pragun e ndërgjegjes, ne thjesht e ndjejmë se është kështu, por nuk e dimë se si kemi arritur aty.
Duhet të jetë e qartë dhe të mos mbështetemi plotësisht dhe gjithmonë në intuitë. Të formohet mbi bazën e një ndërmjetësimi midis mendimit racional dhe perceptimit emocional, kur gjendja shpirtërore nuk është e qetë, ose interesimi për temën dhe zgjedhja duket e domosdoshme, rrezikon ta largojë një person nga rruga.
Prandaj, suksesi në racionalizimin e saj ndihmon për të arritur në një ndërmjetësim të drejtë ndërmjet analizës logjike dhe vlerës së menjëhershme të intuitës
Intuita flet, duke na sugjeruar që të arrijmë në një sintezë.
Është shumë e dobishme të jesh në gjendje ta vendosësh në kontekstin e situatës që po përjeton, për ta bërë atë të sugjerojë opsionet që duhet të zgjidhen.
Burimi / www.giornodopogiorno.org/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.