Dëshmi

September 15, 2018 | 10:17

“Ti do të jesh gjithmonë motra ime”: Vajza ndan letrën emocionuese të shkruar nga gjysmë vëllai i saj

Një vajzë ka prekur zemrat e të gjithëve, me publikimin e letrës emocionale që vëllai i saj më i vogël, ka shkruar pasi zbuloi se nuk janë motër e vëlla biologjikë.

Pamela Lara, një balerinë 18-vjeçare nga Houston, Texas, përdori Twitter-in për të postuar një shënim prekës që, Jared Escamilla, 17 vjeç, i kishte lënë asaj së bashku me patatinat e saj të preferuara.

Në letër shkruhej: ‘Unë vetëm dua të them se të dua. Nuk më intereson ajo që njerëzit thonë. Ti do jesh gjithmonë motra ime biologjike, je gjëja më e mirë që më ka ndodhur. Unë të dua me gjithë zemrën time, faleminderit që më ndihmove  kur gabova dhe faleminderit që më udhëhoqe në rrugën e duhur. Do të jem gjithmonë aty për ty, ashtu si ti ke qenë gjithmonë për mua. Të dua. Me dashuri vëllai yt i bezdisshëm“.

Shumë shpejt ky mesazh u bë viral dhe u mbështet nga shumë komentues.

 

Burimi / dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top