FB

January 27, 2023 | 9:23

T’i flasësh ëmbëlsisht vetes… një ritual që duhet kthyer në përditshmërinë tonë!

 

Nga Drilona Shehaj, Abazaj, psikologe

 

T’i flasësh ëmbëlsisht vetes është një teknik e cila na ndihmon të ndërtojmë një komunikim me veten, duke ulur nivelet e stresit dhe konfliktet tona të brendshme.

s

T’i drejtohesh vetes me inkurajim, kujdes dhe dashuri është një ritual që duhet kthyer në përditshmërinë tonë. Sweet Self Talk është domosdoshmëri për të na mbajtur energjikë, të angazhuar dhe vigjilentë. Duke ndikuar pozitivisht për trupin, mendjen dhe shpirtin tonë. Duke e praktikuar truri jonë do të pilotojë automatikisht fjalët e mira dhe do të na drejtojë duke na fuqizuar  dhe frymëzuar  gjatë gjithë ditës.

Disa fraza të ëmbla për të filluar, dhe për t’u ringritur nga situatat që jemi duke përjetuar:

Unë kam fuqinë të ndryshoj mendimet.

Përpjekja për ta bërë këtë mori guxim dhe jam krenare për veten që u përpoqa. Edhe pse nuk ishte rezultati që shpresoja, mësova shumë për veten time.

Mund të kem ende një rrugë për të bërë, por jam krenare për sa larg kam arritur tashmë.

Unë jam i/e aftë dhe i/e fortë, mund ta kaloj këtë.

Nesër është një shans për të provuar përsëri, me mësimet e nxjerra nga sot.

Unë do t’ia dal të realizoj ëndrrat e mia.

Unë nuk mund të kontrolloj atë që njerëzit e tjerë mendojnë, thonë ose bëjnë ndaj meje.

Unë mundem të dua më shumë veten.

Kjo është një mundësi për mua të provoj diçka të re.

Mund të mësoj nga kjo situatë dhe të rritem si person.

Unë mundem t’i vendos kufij toksicitetit.

Unë mundem ta bëj veten time të lumtur.

Faleminderit që ia dole edhe sot dhe nuk reshte së besuari.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top