FB

March 12, 2026 | 17:30

Ticiana Dika, ekspertja shqiptare e PMU, sjell për herë të parë në Shqipëri, Akademinë e saj Browsway

Risi ekskluzive, teknika Nano Hairstroke dhe makinetën prezice që bën mrekulli në dukjen e vetullave tuaja.

Tregu shqiptar është gati për inovacionin më të ri, Nano Hairstroke, punimin më ekselent të vetullave me fije super të buta që krijojnë një pamje natyrale dhe të sofistikuar. Kjo teknologji e avancuar realizohet përmes një makinete precize, e cila garanton rezultat të saktë dhe pamjen e merituar për çdo kliente. Ky brand i ri vjen për herë të parë në Shqipëri nga Norvegjia, sjellë nga estetistja shqiptare Ticiana Dika, me përvojë të gjatë në nivel ndërkombëtar. Gjatë qëndrimit në Tiranë, Akademia Browsway do të ofrojë trajnime fizike në PMU në teknikat Nano Hairstroke, Ombre Brows dhe Microblading, të udhëhequra nga një master me përvojë dhe të bazuara në standardet profesionale skandinave.

ticiana-dika-1

Ticiana Dika, eksperte PMU

Ticiana Dika është një specialiste shumë e njohur në fushën e estetikës, me fokus dhe ekspertizë të thelluar në Permanent Makeup (PMU). Ajo e nisi karrierën e saj profesionale në industrinë e bukurisë në Norvegji në vitin 2018 dhe që prej asaj kohe ka zhvilluar vazhdimisht aftësitë e saj, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, përmes punës profesionale dhe trajnimeve të avancuara në Athinë (Greqi) dhe Tiranë (Shqipëri).  Ticiana njihet si një nga specialistet kryesore në Norvegji në PMU të vetullave, me ekspertizë të avancuar në teknika si Nano Hairstroke, Ombre Brows, Microblading dhe Lip Blushing. Me mbi 8 vite përvojë, ajo ka realizuar më shumë se 3,000 trajtime të vetullave, kryesisht në Norvegji, si dhe në Athinë dhe Tiranë.

 

BrowsWay Akademi

BrowsWay është një Akademi edukimi PMU me bazë në Norvegji, e vendosur në Løten, që ofron trajnime profesionale në teknikat: Nano Hairstroke (Feather Effect), Ombre Brows dhe Microblading. E ndërtuar mbi besim, cilësi dhe standarde skandinave, akademia ofron edukim të strukturuar me fokus të fortë në siguri, higjienë, njohuri mbi lëkurën, kuptimin e pigmenteve dhe precizionin në punë.

Trajnimi udhëhiqet nga një master me përvojë dhe zhvillohet në grupe të vogla, për të garantuar vëmendje personale, praktikë të drejtpërdrejtë dhe zhvillim real të aftësive. Në përfundim të kursit, studentët pajisen me një certifikatë Norvegjeze, që konfirmon përfundimin e trajnimit.

ticiana-dika-2

INTERVISTA

 

Çfarë është kjo teknikë e veçantë, Nano Hairstroke, për të cilën po dëgjohet për herë të parë nga ju?

Nano Hairstroke është teknika më e avancuar në fushën e mikropigmentimit estetik. Ajo realizon qime ultra të holla, që imitojnë në mënyrë perfekte qimen natyrale të vetullës, duke krijuar një efekt realist. Ndryshe nga teknikat tradicionale si microblading, Nano Hairstroke realizohet me një makinetë profesionale dhe gjilpëra, të cilat depërtojnë në mënyrë të kontrolluar dhe më delikate në lëkurë. Rezultati është më natyral, më i pastër dhe më jetëgjatë.

 

Si lindi kjo teknikë inovative dhe si mundët ta përqafonit këtë risi? Ku e mësuat?

Nano Hairstroke lindi nga evolucioni i teknologjisë së mikropigmentimit dhe nevoja për rezultate gjithnjë e më natyrale. Industria e bukurisë është në zhvillim të vazhdueshëm dhe profesionistët duhet të jenë gjithmonë një hap përpara. Unë e mësova këtë teknikë përmes trajnimeve të avancuara ndërkombëtare ku më i fundit ishte ai tek Mosha Studio në Bangkok. Ka qenë një proces i gjatë investimi në dije dhe praktikë. Për mua ishte e rëndësishme të sillja në Shqipëri jo thjesht një trend, por një standard të ri cilësie.

 

Si punohet Nano Hairstroke? Ka dhimbje, enjtje, lëndim?

Procedura realizohet me një makinetë profesionale me gjilpëra, që punojnë në shtresat sipërfaqësore të lëkurës. Dhimbja është minimale. Enjtja është shumë e lehtë ose pothuajse zero. Lëndimi i lëkurës është shumë më i vogël krahasuar me teknikat tradicionale. Përdoret mpirës lokal për rehati maksimale. Avantazhi kryesor është që teknika është shumë më pak traumatike dhe më e sigurt për lëkurën.

 

Cilat pjesë të lëkurës realizohen me Nano Hairstroke?

Nano Hairstroke përdoret vetëm për vetulla. Kombinimi me shading është për një efekt më të plotë.

Por ne kemi edhe teknikën e Ombre Brows, e cila jep një efekt më të plotë në vetull dhe jep efektin e mbushjes me laps. Gjithashtu kemi edhe teknikën Hybrid Brows ku është një kombinim i teknikës Nano Hairstroke dhe Ombre brows.

 

Për herë të parë vendosni ta sillni në Shqipëri këtë teknikë me Akademinë tuaj. Si është përqafuar kjo ide, a ka interes?

Interesi ka qenë goxha i lartë. Klientet shqiptare janë gjithnjë e më të informuara dhe kërkojnë teknikat më inovative të momentit. Fakti që kjo teknikë po vjen për herë të parë në Shqipëri përmes akademisë sime është një përgjegjësi e madhe. Jo vetëm klientet, por edhe profesionistët e rinj kanë treguar interes për t’u trajnuar në këtë standard të ri. Kjo tregon që tregu shqiptar është gati për inovacion.

ticiana-dika-4

Çfarë do të ofrojë Akademia Browsway në trajnimin që do të zhvilloni së shpejti?

Akademia Browsway ofron kurse në teknikat më të reja të grimit të përhershëm, si Nano Hairstroke, Ombre Brows dhe Hybrid Brows. Trajnimi zhvillohet në 3 ditë praktikë intensive live, ku studentët punojnë drejtpërdrejt në modele reale, si dhe përfshin 3 muaj mbështetje dhe mësim online, për të garantuar siguri, përvojë dhe perfeksionim të vazhdueshëm. Trajnimi do të zhvillohet nga ekspertja në PMU, Ticiana Dika, me një eksperiencë ndërkombëtare në fushën e grimit të përhershëm. Në përfundim të kursit, studentët pajisen me një certifikatë norvegjeze, të lëshuar nga Akademia Browsway, e cila konfirmon përfundimin me sukses të trajnimit. Çdo student përfiton gjithashtu një kit profesional, i cili përfshin të gjitha produktet e nevojshme për të filluar menjëherë punën, së bashku me makinën profesionale të micropigmentimit.

 

Ticiana, si ndihesh pas përvojës që keni arritur deri më tani? Sa kohë ju është dashur për t’u bërë profesionistja që jeni sot?

Ndihem mirënjohëse dhe shumë krenare për rrugëtimin tim. Asgjë nuk ka ardhur lehtë. Pas çdo suksesi qëndrojnë 8 vite pune, sakrifice, investim në njohuri te reja dhe mbi të gjitha dashuri për profesionin.

M’u  desh një kohë e gjatë trajnimi, eksperiencë praktike dhe përkushtim i përditshëm për të arritur nivelin ku jam sot. Unë vazhdoj të mësoj çdo ditë, sepse industria e bukurisë nuk ndalon kurrë së evoluari. Për mua, suksesi nuk është destinacion, është një proces i vazhdueshëm rritjeje.

 

ticiana-dika-3

Na kontaktoni per me shume informacione në nr. whatsapp +47 96703043

Por edhe në rrjetet tona sociale ose webside BrowsWay.no

Ueb: https://www.browsway.no/sq

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top