Marrëdhënie

October 4, 2017 | 12:07

Tiparet e marrëdhënieve të shëndetshme

Asgjë nuk mund të sjellë më shumë gëzim në jetë sesa marrëdhëniet që të përmbushin. Ne mund të bëjmë shumë për të rritur shanset tona për të pasur marrëdhënie të shkëlqyera – marrëdhënie që janë përmbushëse dhe emocionuese, të pasura me kuptim, gëzim dhe dashuri.

1

Dashuria

Tani, të gjitha këto varen nga përkufizimi juaj i dashurisë. Shumica e njerëzve mendojnë se dashuria është një ndjenjë. Kur thoni se ju pëlqen dikush, ju jeni duke folur për mënyrën se si ndiheni. Por kur thoni se e doni dikë, nuk po flisni domosdoshmërisht për mënyrën se si ndiheni për to. Dashuria është shumë më e thellë se një ndjenjë. Dashuria është një angazhim që ndërrmarrim për të trajtuar personin tjetër drejtë dhe me nder.

Komunikimi i sinqertë

Në çdo marrëdhënie të mirë, do të gjeni komunikim të hapur dhe të sinqertë. Komunikimi është aq i rëndësishëm sepse na lejon të verbalizojmë atë që është brenda nesh dhe mundëson që ajo të lidhet me një person tjetër.

Durimi

 Njerëzit nuk janë të përsosur. Duhet të kemi durim për veten dhe të tjerët. Hulumtimet tregojnë se martesat që kapërcejnë vështirësitë janë shumë më të forta. Durimi fiton.

Besnikëria

Mjerisht, besnikëria shpesh është një element i munguar në shumë marrëdhënie sot. Kemi harruar se çfarë do të thotë të jemi besnikë. Mendësia jonë e konsumatorit ka ndikuar në një farë mase. Njerëzit nuk janë më besnikë ndaj një produkti. Dhe për fat të keq, shumë kompani nuk janë besnike ndaj klientëve të tyre. Fatkeqësisht, kjo është përhapur në marrëdhëniet tona. Ndonjëherë ne vetëm duhet të angazhohemi që të jemi besnikë dhe të lejojmë marrëdhënien të ecë përpara. 

Një qëllim i përbashkët

Një nga bazat e marrëdhënieve të shëndosha është që të ketë një qëllim të përbashkët dhe shumë shpesh ky është një komponent që fillimisht anashkalohet, por për një marrëdhënie afatgjatë është jetësore.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top