FB

May 7, 2022 | 11:15

Tiparet më të veçanta të secilës shenjë horoskopi

Nëse horoskopi është i mirë për diçka, është për të përcaktuar dhe mënyrën sesi meshkujt dhe femrat dashurojnë. Mirëpo marrëdhëniet nuk janë gjithmonë të prera dhe ndonjëherë keni nevojë për pak ndihmë për të parë anën e errët.

screen-shot-2019-01-16-at-09-17-04

Më poshtë janë renditur karakteristikat më seksi për çdo shenjë horoskopi.

Dashi: Pasioni 

Pasioni dhe impulsiviteti që ata kanë do t’ju marrë frymën. Do bëheni një skllav i dëshirvave dhe aventurave të tyre.

Demi: Suksesi 

Për shkak të këmbënguljes së tyre, të lindurit e kësaj shenje tentojnë të jenë udhëheqës në çdo industri që futen.

Binjakët: Urtësia

Do dashuroni të gjeni një binjakë që flet, tregimet e tyre janë shumë të bukura. Jini të kujdesshëm gjithsesi për të gjithë sharmin e tij, ata nuk janë të prirur të kenë gjuhë të mprehtë.

Gaforrja: Paparashikueshmëria

Njerëzit e lindur në këtë shenjë janë midis pavarësisë dhe të qenurit shumë i ngjitur, të butë dhe të ashpër, herë shumë të “ngjitur” dhe shumë të ftohtë.

Luani: Sharmi 

Të lindurit e kësaj shenje rrezatojnë energji dhe ngrohtësi. Për shkak të kësaj ata zhvillojnë një imazh shumë të mirë dhe egon e tyre. Nëse kjo ego zhvillohet më shumë seç duhet, një luan mund të bëhet i fiksuar për të qenë tërheqës.

Virgjëresha: Inteligjenca

Nëse jeni në shtrat apo në rrugë, nuk ka rëndësi, një virgjëreshë do të dijë gjithmonë të zgjidhë një problem. Ata që i përkasin kësaj shenje të habisin gjithmonë me një set veglash apo njohurish që e mbajnë gjithmonë me vete.

Peshorja: Ndjeshmëria 

Njerëzit e lindur nën këtë shenjë janë shumë të ndjeshëm dhe do mundohen t’ju njohin edhe nëse ju ndjeni se nuk keni më mistere për t’u zbuluar. Ju duhet të jeni gati për një debat filozofik dhe emocional.

Akrepi: Misteri i tyre i errët

Njerëzit e lindur nën këtë shenjë mund të jenë të errët. Ata mund t’ju djegin më shpejt, sesa mund t’ju bëjnë për vete. Ata janë perfekt për njerëz që kërkojnë marrëdhënie të komplikuara plot me ngjitje-zbritje. Të jetuarit jetën në mënyrën e tyre ekstreme është vërtet tunduese.

Shigjetari: Mirësia 

Njerëzit e kësaj shenje do t’ju zbusin me dashuri dhe ngrohtësi dhe do ju tregojnë shumë rreth vetes së tyre. Njëkohësisht një shigjetar tenton të hapet me këdo kështu që do t’ju duhet të mësoheni ta ndani atë me njerëz të tjerë.

Bricjapi: Qetësia 

Kjo shenjë është shumë e qëndrueshme dhe stoike në besimet e saj. Ata nuk shprehen lehtësisht dhe buzët e tyre të kyçura do të krijojnë gjithmonë një hije misteri.

Ujori: Lojërat e fjalëve

Njerëzit e lindur në shenjën e Ujorit janë sharmantë, pa e ditur këtë. Ata nuk janë domosdoshmërisht të sjellshëm ose të qetë, zakonisht janë e kundërta e kësaj.

Peshqit: Fleksibiliteti

Ata janë të njohur për të qenë thellësisht emocional, për të mos e quajtur naiv. Por, mos e ngatërroni naivitetin e tyre me pafajsinë.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.elitedaily.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top