Tiranës por edhe të gjithë Shqipërisë i është rikthyer sot Kopshti Zoologjik. Dikur një nga vendet e preferuara jo vetëm për fëmijët, ky kopsht prej vitesh gëlonte nga gjithçka. Për nostalgjikët, i njëjti park vijon të jetë aty, por gjelbërimit që nuk i ka munguar kurrë, i është shtuar edhe një përkujdesje dhe investim më i rëndësishëm, për të nisur një kapitull të ri.
Dhe jo më me emrin e njohur si Parku Zoologjik, por më gjithëgjuhësh, Tirana Zoo Park. Falë një riinvestimi nga Bashkia Tiranë, fëmijët do të mund të rikthehen në këtë park të bukur, jo vetëm si kopsht zoologjik, ku do të mund të shohin disa prej kafshëve të rralla dhe bimësinë e pasur aty.
Rihapjen e dyerve të këtij parku e bënë kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
Për kryeministrin Rama, Tirana Zoo Park “është një dhuratë e shumëpritur për të gjithë fëmijët, e rilindur si një nga hapësirat më moderne në rajon, për të njohur nga afër botën e kafshëve, por edhe plot ambiente çlodhëse për të vegjël e të rritur, ju uroj një fundjavë të bukur”.
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj vlerësoi gjithashtu hapësirat organizative për të gjitha moshat, një investim që do t’i shërbejë argëtimit dhe qetësisë falë gjelbërimit aty.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.