FB

September 30, 2021 | 8:42

Tolgahan Sayisman publikon imazhe nga pushimet në Shqipëri dhe bën një dedikim shqip për Almedën

Këngëtarja, aktorja dhe prezantuesja shqiptare, Almeda Abazi edhe këtë verë nuk mungoi në Shqipëri, ku kaloi disa ditë pushime me familjen. Bukuroshja, e cila jeton në Turqi, rreth një muaj më parë po shijonte pushimet në Dhërmi bashkë me bashkëshortin e saj, aktorin e njohur, Tolgahan Sayisman.

Së fundmi ka qenë Tolga ai i cili ka ndarë një imazh të çiftit nga bregdeti shqiptar, ku duket se kanë kaluar një kohë të mrekullueshme.

“Zemra ime”, ka shkruar në shqip artisti i cili tashmë duket se ka mësuar shumë fjalë në sajë të bashkëshortes. Çifti i njohur janë prindër të dy fëmijëve, djalit Efehan dhe vajzës Alina. Ata janë bashkë që shumë vite, ndërsa kanë kurorëzuar dashurinë me martesë në vitin 2017.

Almeda nga ana tjetër që një kohë ka bërë tërheqjen nga projektet filmike për t’i dhënë më shumë hapësirë jetës personale.

 

 

Burimi / http://gazetashqiptare.al/

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top