Nëse të duhet të gënjesh partnerin tënd në lidhje me afërsinë që ke me dikë tjetër, është një shenjë e tradhtisë emocionale. Kur vazhdimisht ndjen nevojën për të fshehur lidhjen e thellë që ke me dikë që s’është partneri yt zyrtar, është një shenjë e pastër që tregon se diçka po ndodh mes jush. Në lidhjet e shëndetshme të dy partnerët janë të hapur me njëri-tjetrin. Përfshirja emocionale është po aq e dhimbshme sa zbulimi i asaj fizike.
Ti ankohesh për partnerin tënd tek dikush tjetër
Tradhti emocionale do të thotë të flasësh për gjithë problemet e lidhjes me dikë tjetër. Në vend që të diskutosh problemet me personin që je në lidhje, ti gjen dikë tjetër për t’u hapur. Përfundimi? Largohesh më shumë nga partneri yt për t’u lidhur më shumë emocionalisht me personin tjetër.
Lajmet e mëdha i ndan gjithmonë me atë para se t’ja thuash partnerit
Kur merr një lajm të mirë dhe mezi pret t’ja thuash dikujt që s’është partneri yt, këtu kemi një problem. Supozohet të jetë ai/ajo ta marrë vesh i pari lajmin e madh para se ta ndash me të tjerët, por nëse brenda jush keni një tjetër nevojë- bëni mirë ta zgjidhni për të shmangur lëndimet që vijnë më vonë.
Padashje e ktheni partnerin në atë njeriun që “është gjithmonë aty”
Eshtë shumë normale të keni “tundime naive” kohë pas kohe, por nëse ju e shihni partnerin si diçka që do të jetë gjithmonë aty dhe jo si njeriun me të cilin ju doni të jeni, ka diçka që s’shkon. Të qëndrosh në një lidhje kur mendja dhe trupi i përkasin dikujt tjetër s’është e drejtë për asnjë nga palët dhe nuk do të arrini të përmbushni nevojat e asnjërit.
Fshin mesazhet ose telefonatat
Nëse ti fsheh ose fshin mesazhet me dikë, konsideroje flamur të kuq. Eshtë diçka të komunikosh vazhdimiosht me dikë që të pelqen dhe diçka tjetër ta bësh këtë fshehurazi sepse e di që partnerit nuk do t’i pëlqente. Ke hyrë në territorin e tradhtisë- dashur pa dashur.
Vendos dikë tjetër para partnerit
Tradhtia emocionale fillon nga mendja. Në nja marrëdhënie të shëndetshme, të dy palët e vendosin njëri-tjetrin të parin, por nëse në mënyrë të pavetëdijshme ti vendos dikë tjetër dhe i jep më shumë energji emocionale atij/asaj do të thotë se gjërat kanë ndryshuar.
Ti gënjen dhe thua se ke ke vetëm shok”
Nëse ndjen nevojën për të gënjyer në lidhje me një “shoqëri të pastër” duhet të kthesh sytë nga lidhja aktuale. Një shoqëri nuk është më e pastër nëse për të t’i detyrohesh të thuash gënjeshtra tek partneri apo të ndjesh gjëra disi të çuditshme për “shokun”, “shoqen”. Nuk ka asgjë të keqe të ruash raport të afërt me dikë ndërkohë që je i lidhur, për aq kohë sa ndjesitë janë të çiltra nga të dyja palët.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.