Këshilla & Arsye

March 8, 2018 | 8:00

Tradhtia në internet: përse ajo virtuale të bën më pak fajtor?

Të bërit sexting (shkëmbimi i mesazheve ose i fotove) në internet dhe shkëmbimi i fantazive erotike me njerëz të ndryshëm nga partneri është një sjellje e zakonshme. Dhe nuk është aq serioze sikur të kesh një të dashur.

tradhti-ne-rrjet

epokën e internetit, mënyra e tradhtisë ndryshon gjithashtu. Nëse në të kaluarën pabesia kalonte përmes fletëve, sot ajo është gjithnjë e më kibernetike. Dhe jo gjithmonë perceptohet si e tillë. Bërja e sexting (shkëmbimi i mesazheve me tekst ose imazhe), duke jetuar nëpërmjet chat-ve fantazitë seksuale, “takimi” në faqet e specializuara nuk konsiderohet serioze sa të kesh një dashnor real, fizik.

Dashuria me dikë tjetër në internet, përveç partnerit, shpesh e angazhuar, është bërë një zakon i përhapur”, thekson Rita D’Amico, studiuese dhe psikoterapiste e Institutit të Shkencës së Njohjes dhe Teknologjisë të CNR në Romë, e cila në “Dashuri dhe pabesi” (botuesi Franco Angeli) përshkruan erosin në ditët e mediave sociale.

Kush e bën shpesh, nuk i jep një konotacion negativ dhe nuk ndjen nevojën për të rrëfyer arratisjen, sepse nuk ndihet fajtor”. Mediat sociale kanë zgjeruar mundësitë për takime të reja jashtë çiftit, duke qëndruar në shtëpi dhe pa ngritur dyshime, në këtë mënyrë të paktën besohet. Në fakt, me një vëmendje të vogël, mund të ndjeni  shumë kambana alarmi.

Një partner, gjithmonë i lidhur pas celularit, tabletit apo PC, që nuk i lë këto pajisje pa i mbikëqyrur, as për të shkuar në banjë ose në shtëpi, (dhe në intimitet sillet ndryshe nga zakonisht), ndoshta ka diçka për të fshehur” vazhdon ekspertja.

Cyber-tradhtar

Nëse dyshoni se partneri ka një marrëdhënie virtuale, gjëja më e mirë që duhet të bëni, është të përballeni”, sugjeron Rita D’Amico. “Kush është tradhtuar duhet të përpiqet të identifikojë arsyet që e detyruan partnerin të kërkojë dikë tjetër, duke lënë mënjanë përkohësisht dhimbjen dhe ndjenjat e tyre (qejfprishur, xhelozi, zemërim etj.). Nuk është e drejtë të merremi vetëm me rolin e viktimës, pa u përfshirë: duke treguar gishtin tek fajtori është kundërproduktive. Në të njëjtën kohë duhet të kuptojmë se kush tradhton kërkon të dijë më shumë nga vetja dhe se përse e bën këtë gjë. Nëse do ta fajësonim partnerin menjëherë, atëherë nuk do të përfitonim asgjë. Ne kemi nevojë për shumë përulësi nga të dy palët”.

Ka edhe raste në të cilat “seksi kibernetik” nuk është një ngjarje e rastit, por një sjellje serioze, një varësi e vërtetë. “Në këto rrethana, e vetmja mënyrë për të gjetur zgjidhje, është kontaktimi i një profesionisti”, thekson D’Amico.

4

Nga virtuale në reale

Po, është e vërtetë që në shumë raste tradhtia fillon në chat dhe ndalon atje, është gjithashtu e vërtetë që ndonjëherë ajo transformohet në kohë dhe nga virtuale bëhet reale. “Tradhtia virtuale gjen shumë justifikime sepse nuk ka marrëdhënie fizike, edhe nëse përfshirja emocionale është e dukshme. Ata që tradhtojnë nuk ndihen fajtorë, por ata që tradhtohen vuajnë shumë, sepse besimi i tyre në tjetrin është shkelur”.

Natyrisht që kur kuptoni se partneri juaj ka një dashnor fizik, çështja bëhet më serioze. “Mund të përpiqemi të përmirësojmë marrëdhënien, por procesi që çon në falje është më i komplikuar”.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi http://www.iodonna.it

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top