6 janari është dita e Epifanisë, ajo ku shtriga mbush çorapet e fëmijëve. Zbulojmë të gjitha zakonet dhe traditat që lidhen me këtë ditë.
Kudo në botë në datën 6 janar festohet Epifania dhe çdo shtet ka zakonet dhe traditat e veta për të festuar në këtë ditë. Sigurisht, rituali i çorapes së varur në oxhak, festimet, ushqimet dhe ëmbëlsirat janë më të njohurat, por kjo ditë lidhet edhe me fenë: është dita kur mbreti Magi mbërriti në Betlehem, me rastin e lindjes së Jezusit për t’i sjellë flori, temjan dhe rrëshirë erëmirë pemësh. Nga ana tjetër, shtriga e veshur me rrecka, e cila fluturon mbi një fshesë, i sjell fëmijëve të mirë ëmbëlsira dhe atyre të pabindurve qymyr. Po çfarë bëhet për këtë festë? Ja traditat që duhet të ndiqni më 6 janar…
Epifania merr me vete të gjitha festat: kjo është një mënyrë të thëni dhe sintetizon në mënyrë të përsosur melankoninë e 6 janarit, e cila edhe pse është ditë feste dhe argëtimi (sidomos për fëmijët) sjell me vete edhe vetëdijen se ditët e festave kanë mbaruar. Për ta shijuar sa më mirë, nuk mungojnë aktivitetet dhe festat tradicionale, nuk mungojnë gatimet tipike, sidomos ëmbëlsirat për t’u shijuar në shoqërinë e miqve dhe të afërmve.
Bukë, verë dhe ëmbëlsira
Në datën 6 janar zakonisht organizohet tryeza e fatit të mirë: ndizet zjarr për të “thithur” fatin pozitiv, sepse flakët simbolizojnë forcën e pashtershme të të mirave dhe djegin dhe energjitë e vjetra për të krijuar hapësirë për ditë më të mira. Drejtimi i tymit tregon se si do të jetë viti i ri, nëse do të jetë me fat apo jo. Është e rëndësishme që flakët të jenë të larta.
Për këtë festuar këtë traditë më pas duhet të spostohen në një qytet tjetër ku njerëzit janë të veshur si Babagjyshi dhe si Shtriga.
Grumbullimi i Shtrigave
Për të vazhduar më tej me festimet qyteti mbushet me qindra njerëz që kanë veshur kosumin e zonjës Shtrigë dhe zotit Shtrigan.
Ushqimet që nuk duhet të mungojnë
Protagoniste të kësaj dite janë ëmbëlsirat. Jo vetëm ato që marrin fëmijët brenda çorapeve të varura në shtëpi, por edhe ato që gatuajnë zakonisht të rriturit. Nuk mungon pitja me rrush të thatë dhe me aroma të mira. Karamelet, sheqerkat shumëngjyrëshe, biskotat me mjaltë, bajamet dhe lëkura e portokallit i japin kësaj ditë një shije mjaft të këndshme.
Historia e vërtetë e Shtrigës: origjina mes legjendës dhe kureshtjes
E imagjinojnë me një fshesë, plakë, e veshur me rrecka dhe me hundë të gjatë: po ç’lidhje ka Shtriga me Mbretin Magi? Një nga legjendat që lidhet me Epifaninë tregon se në udhëtimin drejt Betlehemit, Gaspari, Melkiori dhe Baldasari i kërkuan udhëzime për rrugën një plake. E ftuan që të bashkohej me ta, por ajo refuzoi. Me të mbërritur në shtëpi, u pendua për vendimin që kishte marrë dhe filloi të kërkonte tre burrat dhe Fëmijën që sapo kishte lindur, duke trokitur në çdo portë dhe duke i dhuruar ëmbëlsira fëmijëve që takonte përgjatë rrugës. Ja sepse, që nga ajo kohë, rrëfehet se vazhdon të mbushë me dhurata çorapet e fëmijëve të të gjithë botës.
Ndërsa një legjendë e dytë tregon se Shtriga nuk është tjetër veçse Nëna Natyrë. Në natën mes 5 dhe 6 janarit shfaqej në formën e një shtrige hipur mbi një fshesë: në ritet pagane digjej simbolikisht në degën e një peme për të treguar rilindjen e një Natyre më të re. Jo rastësisht, ende edhe në ditët e sotme në disa rajone të Italisë digjet një dordolec që i ngjan një shtrige, si fatsjellëse dhe për të mbajtur larg fatin e keq.
Burimi: Fanpage.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.