Aktualitet

March 1, 2023 | 10:45

Tragjedi në Greqi, rritet bilanci i viktimave dhe raportohet për shumë të tjerë të plagosur (Video)

Rëndohet bilanci i aksidentit hekurudhor në Greqi, shkon në 38 numri i viktimave nga përplasja e mbrëmshme e dy trenave në zonën Evangelismos. 

Treni me pasagjerë i nisur nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash që po lëvizte në drejtim të kundërt. Ndërkohë 85 persona mbetën të plagosur ku 6 prej të cilëve janë në gjendje kritike.

Megjithatë mediat greke shkruajnë se ka frikë se numri i viktimave mund të rritet pasi shumë persona kanë mbetur të bllokuar në vagonë. Ekipet e kërkim-shpëtimit po vijojnë punën për t’i nxjerrë ata.

“Ne po nxjerrim njerëz të gjallë, të plagosur… ka të vdekur. Po jetojmë një tragjedi”, tha një punonjës vullnetar i shpëtimit.

“Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë në tërë jetën time,” i tha agjencisë së lajmeve vendase një tjetër punonjës shpëtimi.

Ngjarja ndodhi pak pas orës 23:00, me orën lokale, në afërsi të Tempi. Treni po përshkonte hekurudhën Selanik-Larisa dhe ishte nisur në orën 19:22.

Akoma nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi përplasjen, por siç raportohet treni i pasagjerëve që mbante rreth 350 pasagjerë, goditi trenin e mallrave.

Pasagjerët që i mbijetuan përplasjes kanë përshkruar momentin e aksidentit dhe mënyrën se si ata shpëtuan.

“Ne dëgjuam një zhurmë të madhe. Ishte një dhjetë sekonda makth. Pastaj u bë panik. Kabllo, zjarr. Zjarri ishte i menjëhershëm. Zjarri ishte djathtas dhe majtas. Për dhjetë, pesëmbëdhjetë sekonda ishte kaos”, tha njëri nga të mbijetuarit e aksidentit tragjik.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top