Trahana Lunxhëria, mbetet e preferuara e tryezës shqiptare. Një investim serioz që në kohë pandemie pati ndikimin e vet, duke i shërbyer kauzës dhe ardhjes në ndihmë të shtresave në nevojë. Administratori Kiço Noti, mirënjohës për mjekët infeksionistë dhe policinë e shtetit, shpreh konsideratën e tij edhe në kohët që flasim. Në të njëjtat situata është gjendur dhe vetë z.Noti, duke marrë vlerësimet e rastit për punën dhe përkushtimin e palodhur në ruajtjen e produkteve bio shqiptare, një traditë shekullore që zbret nga shenjtëria lunxhiote.
I ftuar në tryezën mikpritëse të z.Kiço Noti, mjeku i njohur infeksionist dhe me përvojë 40-vjeçare, Tritan Kalo, ka shprehur vlerësimin e tij veçanërisht për trahananë Lunxhëria, duke theksuar vlerat ushqyese dhe përfitimet shëndetësore që ka në organizmin e çdo grupmoshe. Në një postim në periudhën e pandemisë, z.Kalo citoi për trahana Lunxhëria se është “një recetë mbarëkombëtare, e në këtë kohë covidiane na duhet pak optimizëm gastronomik. Jeni të mirëpritur miq e shokë, kuptohet, nëse ua lejon qeveria daljen në këtë orë, që të konsumojmë sa është ende e ngrohtë këtë pjatë me përbërës mbarëshqiptarë: trahana Lunxhërie, bukë shtëpie me miell katundarie, suxhuk pikant Prizreni…”.
Pikërisht kjo ftesë ushqyese ka emocionuar administratorin e trahana Lunxhëria, Kiço Noti, i cili ka shprehur mirënjohjen për mjekun Kalo dhe këtë traditë së bashku me prodhime të tjera që mbajnë emrin Lunxhëria, i kanë shijuar në tryezën e gjelbër të kopshtit të tij.
KIÇO NOTI
Sakrifica që ka bërë Dr.Tritan Kalo bashkë me të gjithë stafin e mjekësisë, në këtë kohë lufte, që nuk janë kursyer për shpëtimin e njerëzve, të jetëve, të shqiptarëve, është arsyeja që i kam vlerësuar sepse janë heronjtë e vërtetë. Hero nuk është që ngre pallatin njëmijë kate, por ai që i shërben njerëzimit, në arsim, në shëndetësi e me radhë. Falënderoj me këtë rast edhe policinë e shtetit që na ka përkrahur në shpërndarjen e produkteve tona të kërkuara. Shqipëria është e jona, e të gjithëve, prandaj të punojmë e ta mbajmë fort të tillë.
Dr. TRITAN KALO
Trahanaja me sa jam në dijeni është futur në menunë e çerdheve dhe kopshteve sepse ka shumë vlera. Që të përgatisësh trahananë duhet qumësht, ose kos, do vezë, miell, që përmban proteinë dhe karbohidrate. Produkte të cilat janë të domosdoshme në raportin se si e ndërtojnë ushqimin për organizmin tonë, sepse dieta e përmban. E mira është të ketë raport proporcional, proteinë-yndyrë-karbohidrate, dhe trahanaja me atë përbërje që ka, edhe nga shtesat që i shtohen si djathë, vaj ulliri, e krijon këtë ekuilibër. Dhe më e rëndësishme është që, është e përthithshme nga çdo organizëm, ç’ka nuk ndodh me ushqimet të tjera. Pra ka strukturë në ndërtim, në përputhje dhe për çdo moshë.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 158
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.