Recetat natyrale të bukurisë janë gjithmonë efektive. Ndër të gjitha, veçohet uthulla e mollës. Përveç vlerave të saj të njohura për shëndetin, ajo është gjithashtu një aleate e çmuar e bukurisë. Kur përdoret në flokë është një trajtim gati i jashtëzakonshëm. Një eliksir i vërtetë që i jep flokëve butësi dhe shkëlqim.
Përftimet që sjell trajtimi i flokëve me uthull molle:
Para së gjithash ndihmon në balancimin e flokëve dhe lëkurës së kokës, duke i bërë flokët të butë dhe të shndritshëm. Ky përfitim ndihmon sidomos në ruajtjen e lagështisë natyrale të flokëve. Prandaj është gjithashtu një mjet i fuqishëm kundër skajeve të ndara.
E fundit por jo më pak e rëndësishme, uthulla e mollës, lufton zbokthin, prandaj është një aleat i çmuar i flokëve me yndyrë dhe stimulon rritjen e flokëve.
Flokët e trajtuar me uthull molle bëhen shumë të shndritshëm
Uthulla e mollës u jep flokëve një shkëlqim ekstrem pa acaruar lëkurën si shumë produkte të tjerë në treg. Shkurtimisht, shpenzoni shumë pak për të marrë rezultate si në sallon.
Nëse përdoret pas zbutësit, në sajë të vlerave të saj pastruese, uthulla e mollës u jep butësi dhe shkëlqim flokëve.
Këshilla shtesë? Shtoni disa pika të uthullës në maskën tuaj të zakonshme për ristrukturim të flokëve. Rezultatet janë të garantuara dhe qartësisht të dukshme.
Vetitë përforcuese dhe anti-rënie
Vera gjithmonë vendos stres mbi flokët, për shkak të diellit, nxehtësisë, zhytjes në det si dhe ndryshimi i sezonit. Gjithashtu në këtë rast uthulla e mollës vjen si shpëtim, pasi është një ilaç i shkëlqyer kundër rënies. Mjafton të lani flokët me uthull molle për flokë më të fortë dhe rezistent.
Uthull molle për rritjen e flokëve
Uthulla e mollës është gjithashtu një ndihmë e madhe për rritjen e flokëve. Falë vetive antiseptike dhe dezinfektuese, uthulla pastron thellë flokët dhe stimulon qarkullimin. Nëse doni t’i jepni një veshje shtesë flokëve tuaj provoni një paketë uthull molle dhe mjaltë. Aplikojeni atë në të gjithë kokën tuaj një herë në javë. Rezultati? Flokë të gjatë dhe ultra të butë.
Lufton zbokthin
Uthulla e mollës ka veti antifungale dhe anti-bakteriale. Për këtë arsye ajo ndihmon në luftimin e lëkurës së thatë. Duke vepruar si një dezinfektues i fuqishëm mund të luftojë zbokthin dhe kërpudhat të cilat në shumicën e rasteve shkaktojnë këtë problem.
Si ta përdorni uthullën e mollës në flokë:
Nëse dëshironi të provoni uthullën e mollës në flokët tuaj, ndiqni vetëm disa masa paraprake të vogla. Gjithashtu mos harroni se në sy ajo djeg shumë!
Së pari ju duhet të zgjidhni llojin e uthullës së mollës që është e drejtë për ju. Në treg ka produkte që nuk janë 100% të pastra. Është më mirë të zgjedhësh atë organik, pasi ruan më mirë të gjitha vetitë.
Pasi të keni zgjedhur produktin e duhur, procedura është shumë e thjeshtë. Duhet të aplikohet pas larjes me shampo dhe para shpëlarjes përfundimtare.
Megjithatë, është e rëndësishme t’u kushtoni vëmendje dozave. Uthulla e mollës duhet që gjithmonë të hidhet në ujë për të shmangur ndonjë acarim. Është e mjaftueshme për të holluar një lugë gjelle uthull në gjysmë litër ujë. Dhe eliksiri i bukurisë është gati.
Burimi / www.glamour.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.