Në fokus

September 3, 2018 | 9:24

Ushqimi në shkollë: prindërit zgjedhin ushqime jo të shëndetshme

Sipas hulumtimeve të reja, prindërit i bëjnë fëmijët të shëndoshen, duke iu dhënë ushqime të pasura me sheqer. Më pak se një e treta e prindërve mendojnë se bërja e drekës së djalit të tyre është e një rëndësie të lartë dhe tre të katërtat pranojnë se ndjehen fajtorë për përgatitjen e një mezeje të lehtë.

Ka shumë mundësi që fëmijët e vegjël të dërgohen në shkollë me një sanduiç me proshutë, një kos, një qese me patate të skuqura, një mollë dhe një lëng frutash. Dhe kjo drekë do të përmbante një mesatare prej 25 g sheqer në një vakt të vetëm – një gram më shumë se 24 gramë në ditë të rekomanduar për ata të shkollave nëntëvjeçare.

Zbulimet shqetësuese vijnë vetëm tre muaj pasi të dhënat nga NHS zbuluan se mbi 1/3 e fëmijëve 11-vjeçarë në MB janë mbipeshë. Ekspertët paralajmërojnë prindërit se duhet të sigurojnë që fëmijët e tyre të ushqehen shëndetshëm gjatë gjithë ditës për t’u dhënë atyre një fillim të mirë në jetë.

Nisma Action for Children përdori rezultatet e studimit të 4348 të rriturve – 535 prej të cilëve kanë fëmijë të moshës ndërmjet 5 dhe 13 vjeç – për të nxjerrë përfundime. U zbulua se ushqimi tipik i një fëmije të shkollës nëntëvjeçare përmbante një të tretën e kalorive të fëmijës, pothuajse më shumë se gjysma e konsumit të kripës dhe sheqerit, se sa ishte e nevojshme për një ditë të tërë. Dhe kjo mund të bëhet duke ngrënë, për shembull, drithërat e famshme si Coco Pops dhe Frosties që fëmijët hanë para se të shkojnë në shkollë. Ushqime të tjera të njohura përfshijnë çokollata dhe ëmbëlsira që çojnë në rreziqe më të larta shëndetësore.

Prioriteti kryesor i prindërve të intervistuar – 38% thanë se është më e rëndësishme t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë me një drekë që ata janë të sigurt se fëmija do ta hajë. Vetëm 28% e prindërve thonë se shqetësimi i tyre kryesor është t’u sigurojnë fëmijëve si ushqim një meze të lehtë.

Emma Horne, drejtore e Action for Children për Anglinë Jugore, tha: “Shumica e prindërve janë më të shqetësuar në përgatitjen ose blerjen e një ushqimi të shpejtë”. Nëse është e shëndetshme apo jo është një shqetësim i një përqindjeje të vogël të prindërve.

 

Përgatiti: Brikela Daci| Burimi / www.checucino.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top