Mirëqenie

May 25, 2020 | 8:08

Transformimet e jashtëzakonshme që sjell shtimi i kanellës në kafe

A e dini se çfarë ndodh me dikë që shton kanellë në kafe? Do të duket e çuditshme, pasi jeni mësuar ta pini atë normalisht me shtimin e sheqerit, qumështit etj. por, shtimi i pak kanelle në kafe do të sigurojë përfitime të jashtëzakonshme fizike dhe mendore për mirëqenien personale në përgjithësi dhe për të jetuar më gjatë. Kuriozë për të ditur më shumë?

Gjysmë luge çaji kanellë në kafe ju ndihmon të humbni peshë!

A ndihmon vërtet kanella për t’u dobësuar? Me sa duket po dhe kjo është zbuluar nga një ekip shkencëtarësh që kanë nxjerrë në pah të gjitha përfitimet që sjell kjo erëz në trupin e njeriut. Një nga të gjitha, dhe për shumicën prej grave, më e vlerësuara, është se shtimi i gjysmë luge çaji kanellë në kafe do të ndihmojë në uljen e peshës duke shpejtuar metabolizmin tuaj.

Aroma e kanellës dhe përfitimet në kujtesë

Studimet shkencore kanë treguar që era e kanellës është një mënyrë e shkëlqyeshme për të përmirësuar kujtesën. Në fakt, aroma e kësaj erëze është një stimulues i vërtetë njohës që çon në përmirësimin e kujtesës. Pikërisht për këtë arsye kanella do të ishte gjithashtu një ilaç i shkëlqyeshëm për sëmundjet neuro-degjeneruese.

Shtimi i kanellës në kafe bllokon shfaqjen e kërpudhave dhe baktereve

Një nga përfitimet e mëdha që kanella ka janë vetitë e saj antibakteriale dhe antifungale. Marrja e kanellës duket se ulë disa infeksione, të tilla si Candida, problemet në stomak, të përzierat, urthin dhe acarimin e sistemit gastroesophageal.

Kanellë për lehtësimin e dhimbjeve të fytit dhe kapsllëkut

Duke qenë një burim i paçmueshëm i fibrave, kanella është e dobishme për të parandaluar problemet e kapsllëkut dhe ënjtjen e zorrëve. Përveç kësaj, është e dobishme për të zbutur dhimbjen e fytit dhe përmes aromës pikante të kanellës, trakti respirator është menjëherë i lirë.

Një ilaç natyral për pezmatimin e fytit është vlimi i një gote ujë dhe shtimi në të i 2 lugëve mjaltë, 2/3 lugë kanellë dhe pak piper. Kjo pije duhet të konsumohet e nxehtë.

 

 

Burimi / https://www.pianetadonne.blog/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top