Donatella Versace është si një shkëmb i fortë, si vendi ku ka lindur, Kalabria. Hija e vëllait të saj Gianni, i cili në fillim të viteve 90 e kishte vënë atë në krye të linjës së re të markës, Versus dhe vdekja e papritur e tij, i ngarkoi asaj mbi supe një peshë të vështirë për t’u mbajtur: papritmas u bë fytyra e shtëpisë së modës, “Versace”. Një grua e vogël, e pasigurt në vetvete dhe e varur nga droga.
Megjithatë, Donatella 21 vjet pas vrasjes së Gianni, arriti t’ia dalë mbanë, pavarësisht nga droga, kirurgjitë kozmetike të tepruara (“Unë krijova një Donatella të largët, agresive dhe të frikshme për të fshehur dobësitë e mia”) vështirësitë familjare – divorci nga burri i saj, anoreksia e vajzës së saj Allegra -, ankthet e përsëritura në të cilat Gianni i shfaqej në ëndërr dhe e kërcënonte për të bërë rroba. Pavarësisht kësaj Donatella kurrë nuk hoqi dorë, ajo arriti të mbajë gjallë emrin e shtëpisë së modës, duke e çuar atë përpara dhe duke realizuar idenë e modës që kishte Gianni.
Një grua e vogël, e cila është transformuar, më shumë se për dëshirën estetike, për brishtësinë dhe vullnetin, për të vendosur një filtër ndërmjet vetes dhe botës së jashtme.
Burimi / dilei.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.