Në fokus

March 14, 2018 | 9:26

Transplantet, gratë janë më altruiste se burrat, për dhurimin e veshkave

Të dhënat evropiane të siguruara nga Eurotransplant janë të qarta: në çift, femra është ajo që ka më shumë gjasa të ndihmojë.

Sipas disa të dhënave evropiane, janë vetëm 36% e grave që nuk përballen me urgjencën e dhurimit të veshkës tek burrat e tyre. Përkundrazi, tek meshkujt vetëm 7% janë donatorë të organit të tyre në partnerin klinikisht të aftë. Këto shifra, të siguruara nga Eurotransplant, një organizatë që koordinon transplantimet në tetë shtete evropiane (Austria, Belgjika, Kroacia, Gjermania, Hungaria, Hollanda, Luksemburgu dhe Sllovenia), tregojnë në fakt një prirje të konsiderueshme të femrave për të qenë më shumë bujare.

Një dallim i konsiderueshëm është edhe fakti se marrësit janë më shumë meshkuj. Në fakt, një hulumtim gjerman i promovuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Nefrologjisë (ISN) dhe Federata Ndërkombëtare e Fondacioneve të veshkave, ka treguar se dy të tretat e njerëzve të transplantuar janë burra.

Edhe pse është e vështirë për të identifikuar një arsye të veçantë, dëshmitë sugjerojnë se gratë janë të motivuara nga qëllime të tilla si altruizmi dhe dëshira për të ndihmuar familjen e tyre të mbijetojë“, pasqyron Adeera Levin, nga Universiteti Kanadez i British Columbia.

Sikur të mos mjaftonte kjo gratë gjithnjë janë më të ndjeshme ndaj vuajtjeve kronike për sëmundjet e veshkave, sepse, duke jetuar më gjatë se burrat, ato durojnë fazat më serioze dhe kohën e gjatë të pritjes për transplant.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://www.tgcom24.mediaset.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top