Mirëqenie

December 4, 2019 | 8:02

Traumat post tërmetit, Mental Health Albania trajnim specifik të psikologëve të shtunën e 7 dhjetorit

 

Një ngjarje që na tronditi fort. Tërmeti i 26 nëntorit nxori në pah shumë problematika. Pasojat ishin të rënda. Emergjenca ishte e nevojshme në shumë e shumë drejtime. Por po ndalemi tek njëra prej tyre, trauma, e cila kërkonte specialistë për t’iu ardhur në ndihmë të prekurve pas tërmetit. Mbi 200 psikologë e punonjës socialë u ofruan si vullnetarë për të qetësuar situatën mes fëmijëve e të rriturve.

Sot ka një iniciativë edhe më imediate, që lipset si domosdoshmëri në ngjarje të tilla, fenomene natyrore por jo vetëm. Mental Health Albania vullnetarisht organizon për herë të parë trajnimin e psikologëve profesionistë për ndërhyrjen konkrete psikologjike në rastet traumatike.

Do të jenë trajneret: Denata Toçe, psikologe, analiste e sjelljes BCBA, Adelina Pjetra, psikologe klinike, psikotraumatologe, psikoterapiste Bwrt&Emdr, presidente Mental Health Albania, Redina Sulstarova dhe Graciela Mana, Psikologe  Klinike, Psikotraumatologe, Psikologe Ligjore, Psikologe  Emergjencash, anëtare të bordit drejtues në Mental Health Albania, si dhe Dorotea Ricci (Psikologe Emergjencash) pranë ARES MARCHE ITALIA, organizata më e madhe ndërkombëtare për Emergjenca Psikologjike.

auto_termet31575030360

Do të formohet një grup prej 30 psikologësh, të cilët pas trajnimit do të ofrojnë trajtim për gjatë gjithë vitit 2020 për familjet e prekura nga tërmeti dhe jo vetëm, dhe do supervizohen hap pas hapi nga Mental Health Albania.

Ky trajnim vjen si domosdoshmëri në këto momente për të asistuar dhe ndihmuar hap pas hapi profesionistët vullnetarë. Trajnimi do të kryhet ditën e shtunë, më 7 dhjetor.

Mental Health Albania starton kështu një trajnim tejet të rëndësishëm, i cili konsiston në ndërhyrjen konkrete në trauma psikologjike dhe Emergjencat Psikologjike.

Objektivat:

-ndërhyrja në trauma, PTSD

-kartela klinike

-vlerësimi

-ndërhyrja në procesin e zisë

-emergjencat psikologjike

-teknika psikologjike

2

Kush është “Mental Health Albania”

Është një shoqatë zyrtare dhe profesionale e të gjithave krahinave shqipfolëse në zonën e Ballkanit (Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi dhe Maqedoni). Ajo promovon standardet më të larta të përsosmërisë dhe integritetit në praktikën dhe edukimit në shkencat Bio-Psiko-Sociale.

logoKa një ekip profesionistësh në bordin drejtues si: Psikiatër, Psikologë, Neurologë, Toksikologë, Neurokirurgë, Pediatër, Mjekë, Punonjës Socialë, Terapistë, etj.

Me objektiva:

  • Të inkurajojë dhe zhvillojë shkencën e shëndetit mendor, mjekësor, psikologjik, psikoterapeutik, në formën e edukimit në vazhdim në qasjet e ndryshme terapeutike që aplikohen në botë (trajnime, workshope, konferenca, specializime afatshkurtra me qasje terapeutike).
  • Të promovojë edukim në vazhdim, në ofrimin e shërbimeve, trajtimin psikologjik , parandalimin e problemeve të shëndetit mendor.
  • Të promovojë marrëdhëniet e saj me disiplina të tjera akademike dhe atë të shëndetit të njeriut.
  • Të inkurajojë dhe të zhvillojë kulturën e trajtimit dhe ofrimit të shërbimit në mirëqenien e shëndetit mendor si dhe formimin ne vazhdim te psikologëve, psikoterapistëve, mjekëve, mësuesve ,mësues ndihmës, terapistë, edukatorëve, punonjësve socialë apo figurave te tjera te shëndetit mendor, dhe edukues .
  • Të ofrojë trajnime dhe formime për punonjësit e policisë, mjekësisë, drejtësisë, punonjësve të administratës shtetërore, shtëpisë së përkujdesjes, azileve, kopshteve, shkollave, grup moshave të ndryshme në nevojë, etj
  • Të organizojë konferenca, trajnime, workshop, kurse dhe specializime post universitare kombëtare dhe ndërkombëtare, mbledhje për të diskutuar dhe të shkëmbyer pikëpamje për çështje që kanë të bëjnë me shkencat psikologjike, mjekësore dhe edukative-kulturore.
  • Të formojë dhe edukojë nëpërmjet trajnimeve, specializimeve afatshkurtër dhe afatgjatë në emergjencat psikologjike, psikologji shëndeti, psikologji sporti, psikologji ligjore, psikologji zhvillimi, psikologji shkollore, psikotraumatologji, psikologji seksuale, varësitë nga droga, alkooli dhe bixhozi, psikotraumatologji, etj.
  • Të organizojë praktika/intershipe dhe supervizime profesionale për të gjithë profesionistët e shëndetit mendor, kërkime shkencore, botime revistash, artikujsh, etj.
  • Të bashkëpunojë me institucione të treta për ofrimin e shërbimit të shëndetit mendor pa pagesë për popullatën në nevojë dhe në gjendje emergjence psikologjike.
  • Shoqata në përputhje me objektivat e saj ofron konsulencë, mbështetje dhe terapi falas për personat me probleme të shëndetit mendor në kushte të vështira ekonomike.
  • Shoqata mund të bashkëpunojë falas me institucionet shtetërore në momente krize dhe emergjence, duke ofruar ofruar mbështetje të specializuar pa pagesë.
  • Të ofrojë konsulencë juridike –psiko-sociale pa pagesë për individët me status social të ulët.
  • Të ofrojë, mbrojtje dhe përfaqësim ligjor pranë çdo institucioni shtetëror, Gjykate, Ndërmjetësimi apo Përmbarimi, në kuadër të mbrojtjes së të drejtave ligjore për individët në nevojë.
  • Të krijojë marrëdhënie bashkëpunimi me shoqata /organizata vendase ose të huaja me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e shëndetit mendor, nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave, projekteve, granteve, ndërveprimeve dhe angazhimeve në interes të këtij qëllimi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top