FB

May 3, 2024 | 7:33

Tre fazat e misionit tonë në jetë, lidhja me zemrën dhe mishërimi!

Shumë prej nesh pyesin veten: “Kur fillon misioni im në jetë?”

Misioni ynë fillon me lindjen tonë. Çdo gjë që kemi përjetuar dhe eksperimentuar është pjesë e mësimit dhe zbulimit tonë në botën materiale. Pra, misioni ynë tashmë ka qenë aktiv për një kohë të gjatë.

2Por ka edhe një pyetje tjetër: “Cili është misioni im në jetë?”

Nuk ka një program të paracaktuar që një ditë të na thotë “do të bëni këtë ose atë!” Ndërsa zgjohemi, orientohemi në rrugë që gradualisht na udhëheqin në drejtimin që është i mirë për ne.

Sa më shumë të besojmë tek vetja, aq më i madh do të jetë besimi ynë në Burime, dhe aq më shumë do të lidhemi me Qenien tonë Intuitive dhe udhëzuesit tanë për të marrë informacion dhe perceptime që lehtësojnë drejtimin që duhet ndjekur në udhëtimin tonë. Është e kotë të kërkoni përgjigje që gjenden vetëm në zemër! Të jesh i lidhur me zemrën është mënyra më e mirë për t’iu hapur misionit të jetës.

Mund të dallojmë tre fazat kryesore.

Faza 1 – Misioni Personal

Ka të bëjë me pranimin e mishërimit tonë. Pranimi total që gjithçka që kemi përjetuar është e përsosur. Mësoni ta doni veten për atë qe jeni, falni dhe njihni Hyjninë tonë të brendshme, duke e lejuar që të shprehet nëpërmjet nesh. Kjo fazë gjithashtu përfshin rrënjët tona, duke qëndruar me këmbë në tokë, duke shijuar bollëkun e planetit. Kur jemi në një gjendje pranimi, dalim nga gjendja e shpirtit viktimë,  kuptojmë se jemi përgjegjës për zgjedhjet dhe vendimet tona, dhe bëjmë çmos për t’u shëruar nga plagët tona në mënyrë që e kaluara të mos ndodhë më.

1

Faza 2 – Misioni Planetar

Kur jemi të bashkuar me Qenien tonë Intuitive – një zemër që rrezaton Dashurinë – jemi të shtyrë drejt ndarjes, duke ndihmuar të tjerët dhe planetin. Falë asaj që mësuam në misionin 1, intuita jonë na inkurajon që ta vendosim veten në shërbim të të tjerëve. Forma e shërbimit mund të ndryshojë në bazë të përvojës sonë personale, familjes sonë të shpirtrave dhe ndërgjegjes. Kur ndërgjegjja hapet në këtë thirrje të brendshme për ndarjen dhe bashkëpunimin, udhëzuesit tanë janë atje për të na ndihmuar, për të shkaktuar sinkronizimin dhe për të zhvilluar në mënyrë progresive aftësitë tona psikike. Mjafton të vihemi të dëgjojmë, të jemi të sigurt dhe të durueshëm. Çdo gjë vjen në kohën e duhur. Nuk është e nevojshme të duam të dimë fundin e tregimit para se t’ia nisim nga fillimi!

3

Faza 3 – Misioni Shpirtëror

Arritur në këtë fazë, kemi zbuluar se kush jemi, duke dëgjuar, veprojmë, dhe aftësitë psikike zhvillohen. Ne marrim më shumë informacion rreth familjes sonë të shpirtrave, rreth asaj që pritet prej nesh në Sferat Shpirtërore. Për shembull, një lundërtar shpirtrash mund të përdorë udhëtimin yjor për të ndihmuar shpirtrat të arrijnë Dritën, ose mund të përfshiheni si pjesë e familjes së shëruesve dhe të merrni informacion e shërimit nga plane shumëdimensionale, ose të udhëtoni në një planet tjetër për të marrë informacion për të ndihmuar Tokën, kafshët, oqeanet.

Nëse jeni në këtë fazë ku pyesni veten për misionin tuaj në jetë, baza e gjithçkaje qëndron te Dashuria për veten, Dashuria për botën, te pranimi i jetës suaj.

 

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi visionealchemica.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top