Prindërimi është një nga profesionet më të vështirë në botë. Jo vetëm kujdesi fizik por edhe mirërritja e tyre në aspektin psikologjik është një përgjegjësi për të edukuar një brez të mirë.
Janë shumë përgjegjësi që vijnë me prindërimin, të cilat duhet t’ia thoni fëmijës tuaj. Por ka dhe shumë të tjera të cilat nuk duhet t’ia thoni, ndër të cilat listojmë:
- “Do të mësosh kur të rritesh.”// “ Le të mësojmë së bashku”
Kur një fëmijë do të dijë rreth diçkaje, ata do të shkojnë të pyesin prindërit e tyre. T’ju thuash atyre se këtë gjë do ta mësojnë kur të jenë më të rritur është një përgjigje e shpejtë për t’i qetësuar ata, por ata do të pyesin kudo për ta gjetur përgjigjen; p.sh: fëmijët në shkollë ose në internet.
- “Jam në dietë”.// “Do ha shëndetshëm sepse kështu ndihem më mirë”
Pamja e jashtme është diçka që fillon në moshë të re si për vajzat dhe për djemtë dhe janë prindërit ata që luajnë një rol mjaft të rëndësishëm në këtë pjesë. Ndërkaq mësojuni atyre se të ngrënit në mënyrën e duhur dhe aktiviteti fizik i bën ata të ndihen të lumtur. Frutat dhe perimet janë të duhurat.
- “Bëj gjithçka për ty”
Para së gjithash është e pajustifikueshme që të bëni GJITHÇKA për fëmijën tuaj, veçanërisht kur janë të vegjël. Gjëja më e keqe është t’i bësh të ndihen fajtor. Fëmijët e kuptojnë se çfarë duan prindërit, por pa e kaluar masën sepse në të kundërt i bën agresivë. Mënyra më e mirë për t’ia shprehur dashurinë fëmijëve është t’i mësoni ata që nga mënyra sesi duhet të vishen në mëngjes, si vajzë apo djalë dhe detyra të tjera. Sigurohuni që qëllimi juaj t’i bëjë ata bashkëpunëtor, por edhe të lumtur.
Përgatiti: Brikela Daci/ Burimi: http://tiphero.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.