Mirëqenie

August 7, 2018 | 9:50

Tre mënyra për të qenë të lumtur brenda pak çasteve

Shumë njerëz shpenzojnë tërë jetën e tyre duke u përpjekur të zbërthejnë sekretet për të arritur lumturinë e vërtetë. Sidoqoftë, çelësi për një jetë të lumtur mund të jetë para jush, sepse lumturia, sipas shkencës, mund të arrihet shumë lehtë,

Më poshtë keni tre mënyra të cilat, sipas ekspertëve, ju bëjnë më të lumtur brenda pak çasteve.

Dëgjoni muzikë ritmike

Nëse me qëllim dëgjoni muzikë më ritmike, atëherë do të vëreni një ndryshim në gjendjen tuaj mendore.

Në vitin 2013, shkencëtarët kanë kryer studime të cilat kanë dëshmuar se ata të cilët ishin përpjekur të bëhen më të lumtur ishin më të disponuar për të dëgjuar këngë ritmike.

Bëni një shëtitje të lumtur

Besojeni ose jo, nëse ecni sikur jeni të lumtur, edhe nëse nuk jeni fare, ju mund të bëni ndryshim të madh në lumturinë tuaj.

Të paktën kështu thotë një studim i publikuar në vitin 2014 në revistën ‘Journal of Bnehaviour Therapy and Experimental Psychiatry’.

Buzëqeshni

Mund t’ju duket paksa e çuditshme, por nëse e “detyroni” veten të buzëqeshni, ju mund të korrni efekte shumë pozitive.

Tanimë është dëshmuar edhe shkencërisht që duke buzëqeshur ju i zvogëloni të rrahurat e zemrës gjatë aktiviteteve stresuese.

 

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com