Dëshmi

July 4, 2022 | 8:00

Tregimi i H., një mësuese klandestine në Afganistan – “Gratë shfrytëzohen si simbole nga qeveria”

Unë quhem H., jam 26 vjeç, kam lindur në një provincë perëndimore të Afganistanit. Sot jetoj në Kabul dhe nuk mund të them emrin tim dhe të jap shumë detaje nga jeta ime e tanishme dhe e kaluar, sepse mund të më arrestojnë dhe vrasin. Unë jam mësuese dhe kam luftuar shumë në jetën time për t’u bërë e tillë…

Që nga gushti i kaluar që talebanët rifituan pushtetin në vendin tim, pas 20 vitesh armëpushim, unë jam detyruar të jap mësim në shkolla të nëndheshme. Kjo që do të lexoni më poshtë është historia ime. Dhe është historia e shumë grave që vitet e fundit kanë parë një shpresë dhe të ardhme më të mirë se ajo e gjeneratave të mëparshme dhe që sot, ashtu si unë dhe brezat e mëparshëm, po përballemi me një nga periudhat më të errëta të historisë. Ato, si unë, nuk reshtin së rezistuari dhe duke shpresuar për një të ardhme lirie.

Mësimdhënia në kohën e Republikës

Unë kam jetuar për një kohë të gjatë në një provincë perëndimore të Afganistanit. Preferoj të mos them se ku, saktësisht. Pastaj, kur qeveria e vjetër u shemb dhe talebanët erdhën në pushtet, unë u transferova në Kabul, ku nuk kisha jetuar kurrë. Këtu rashë në kontakt me organizatën me të cilën i bëjmë këto kurse. Aty ku kam jetuar më parë, përveçse si mësuese, kam qenë aktive në disa grupe të shoqërisë civile, në veçanti kam qenë e interesuar për aktivitete që kanë për qëllim gratë dhe janë bërë nga gratë. Si mësuese kam dhënë mësim në klasat 7-12, e fundit e shkollës së mesme. Më duhet të them se në klasë kishte një atmosferë të këndshme, shumë miqësore, joformale, e hapur. Formalisht ishte e ndaluar të trajtoheshin çështje politike ose sociale, të diskutoheshin çështje aktuale me djem dhe vajza.

Ndonjëherë na qortonin, por shpesh diskutonin cilin drejtim duhet të merrte vendi. Nga studentët, shumë donin që të dinin rreth ngjarjeve aktuale dhe jo të gjithë kishin bindje të njëjta.

Kjo është arsyeja pse diskutimet ishin reale, të hapura. Ishte e dobishme për studentët dhe për mua, mendoj. Çfarë është më e natyrshme sesa të flasim për atë që po ndodh rreth nesh? Madje kishte edhe disa studente që e panë me favor kthimin e talebanëve. Ne u përpoqëm t’i shpjegonim atytr se cilat do të ishin pasojat për gratë. Nuk e di nëse e kuptuan atëherë. Sot do të jetë më e qartë për to, kam frikë. Atje, në provincën perëndimore ku jetoja, ndihmova në gjetjen e një grupi bibliotekarësh dhe lexuesish. Ishte një lloj shoqate kulturore, me të cilën ne ndihmonim ata që kishin më shumë nevojë në lexim apo shkrim, por gjithashtu përpiqeshim të identifikonim njerëz me aftësi të veçanta, për t’i inkurajuar. Sido që të jetë, ishte e rëndësishme që të gjithë të gjenin vetëbesim.

Më pëlqen të jap mësim. Para se të hyja në shkollat publike, kisha prirje pedadogjike dhe isha aktiviste.

Kur isha më e vogël, ndonjëherë më ndodhte të zëvendësoja motrën time në mësime, kur ajo duhej të mungonte. Në total kam dhënë mësim në shkollat publike për katër vjet, derisa regjimi i vjetër u shemb. E kam të vështirë ta gjykoj.

Nuk mund ta mohojmë se ato ishin kohë më të mira se të tanishmet, por nuk duhet të mashtrohemi, as nuk duhet të harrojmë se roli i gruas ka shumë vlerë. Gratë shfrytëzohen si simbole nga qeveria, si kukulla në duart e tyre. Kjo nuk është qeveri demokratike.

Sigurisht, atëherë ishte më mirë. Situata nuk është e krahasueshme me ekstremizmin që ekziston tani. Edhe atëherë kishte ekstremizëm, por ishte më pak i dukshëm, më i fshehur. Tani të paktën të gjithë e kanë të qartë situatën në të cilën ndodhemi duke jetuar … [vazhdim]

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.thewom.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top