Mirëqenie

March 19, 2018 | 13:47

Trendi i farave të veshit… çfarë janë dhe a funksionojnë vërtet?

Po sikur sekreti për të kuruar të gjitha sëmundjet dhe humbjen e peshës të ishte fshehur në … veshët tuaj? Kjo është ideja e përgjithshme e farës së veshit, një trajtim mirëqenieje për të cilin ne dëgjuam  për herë të parë nga akupunkturisti Shellie Goldstein. Ja marrëveshja.

Çfarë janë farat e veshit? Sipas mjekësisë tradicionale kineze (TCM), zona të ndryshme të veshëve tanë korrespondojnë me organe dhe sisteme të ndryshme brenda trupit. Nxitja e këtyre pjesëve mund të trajtojë sëmundjet në ato organe dhe sisteme të ndryshme. Kjo është thelbi i aurikuloterapisë, një formë e TCM që praktikohet nëpërmjet akupunkturës ose farës së veshit, të cilat janë pickime të vogla të cilat mbërrijnë në pikat kyçe të veshit duke përdorur shirit ngjitës. Farat e veshit mund të qëndrojnë deri në pesë ditë, por ato mund të bien edhe më herët, varet se ku janë vendosur.

Pse njerëzit i përdorin ato? Përkrahësit besojnë se fara e veshit mund të zvogëlojë dhimbjen e kokës dhe dhimbjen e shpinës, si dhe të trajtojë varësinë dhe të parandalojë dëshirat (ndonjëherë përdoret për të humbur peshë).

Si mund t’i provoj ato? Nëse shkoi për akupunkturë, disa praktikues në fund të seancës do të aplikojnë fara të veshit për të zgjatur efektet e trajtimit. Nëse jeni persona që nuk i praktikoni qendra të tilla, kompanitë shesin fara të ngjitura në shirit ngjitës që e aplikoni veten në shtëpi. (Mos u shqetësoni: ato kanë udhëzime të hollësishme se si dhe ku t’i vendosni.) Dhe në qoftë se nuk ndiheni komod me veshjen e farërave në veshët tuaj në punë, ekziston edhe një version që përdor kristale Swarovski.

Pra, ato funksionojnë? Përgjigja e shkurtër është … ndoshta. Sipas një studimi të vitit 2017 në Universitetin e São Paulo që kërkonte të trajtonte ankthin në infermieret duke përdorur aurikuloterapi, “Rezultati më i mirë për reduktimin e ankthit u prodhua nga aurikuloterapia me hala. Në mënyrë të ngjashme, në një studim të kryer në një spital universitar, kishte një zvogëlim më të madh të stresit nga aurikuloterapia me hala krahasuar me atë me farëra”. Studiuesit nuk e përjashtuan plotësisht aurikuloterapinë me fara, por thanë se do të ishte e nevojshme për studime të mëtejshme për të klasifikuar farat e veshit si një trajtim efektiv.

Deri atëherë, do të qëndrojmë në akupunkturë.

Përagtiti: Brikela Daci / Burimi / www.msn.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top