FB

March 27, 2021 | 8:10

Tri gjëra që nuk duhet të bëni asnjëherë pas një grindjeje

 

Është shumë normale që çiftet të grinden, dhe kjo gjë mund të jetë terapeutike, por ajo që duhet të kuptoni është sjellja juaj pasi jeni grindur, pasi mund të jetë shumë e rëndësishme për marrëdhënien tuaj.

Ja tri reagime që duhet të evitoni, si në fund të grindjes, ashtu dhe kur jeni ende të inatosur për një debat që e keni hedhur pas krahëve:

 

grindjet3

1. Mos i ktheni papritmas kurrizin

Nuk ka asgjë të keqe nëse keni nevojë për hapësirën tuaj pas një debati, me kusht që t’ia thoni partnerit këtë gjë. Një nga gabimet më të mëdha që njerëzit bëjnë pasi janë grindur, është që të ngrenë një mur përpara. Nëse e largoni ose e injoroni, ai mund të mendojë se po e dënoni, gjë që mund ta frenojë në të ardhmen që t’ju thotë ato që ndien. Në vend që të largoheni i thoni: “Ndjenjat e mia nuk shterojnë kaq shpejt, as të tuat, por kam nevojë të qëndroj pak vetëm dhe jam e sigurt se çdo gjë do të rregullohet”. Në të kundërt do të grindeni shumë më tepër.

 

2. Mos ia përmendni fjalët që ka përdorur

Asnjëherë mos ia përmendni fjalët që ka përdorur: çfarë ka ndodhur ka kaluar tashmë! Çfarëdolloj gjëje që partneri t’ju thotë gjatë një debati duhet të mbetet aty. Kush grindet nuk do t’i thotë asnjëherë partnerit se çfarë e shqetëson në atë moment. Ndaj nëse gjatë sherrit ai ju thotë diçka që ju acaron, bëjini të ditur që fjalët e tij po ju zhgënjejnë. Nëse ditën tjetër ndiheni të acaruar nga fjalët që ka përdorur gjatë debatit, në vend që t’i flisni menjëherë, merrni kohën tuaj. T’i riktheheni debatit, nuk është zgjidhja!

grindjet2

3. Mos thoni vetëm “më fal” kur është ende i inatosur

Ai thotë: “më ka ardhur në majë të hundës, më lër vetëm. Kam dëshirë të bëj tjetër gjë”. Duhet që ju t’i thoni: “Më vjen keq për…” dhe shpjegoni se për çfarë po flisni. Më pas duhet të shtoni “në të ardhmen, do të doja” dhe mbylleni me faktin që nuk dëshironi të gaboni sërish.

 

Përgatiti: Manjola EREQI   |   Burimi: NewsWorld

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top