Këshilla & Arsye

September 18, 2017 | 11:45

Tri këshilla për të ruajtur energjitë

“Nëse dikush kërkon një kosh për të hedhur plehrat e tij, bëni të mundur që ai kosh të mos jetë mendja juaj”
DALAI LAMA

Shpesh quhen vampirë emocionalë apo emotivë. Janë njerëzit që na ngjisin ndjenjat e tyre negative deri në atë pikë sa na përthithin të gjitha energjitë tona, na lodhin dhe na mbështjellin me një tis gri parehatie. Sipas shkencëtarëve, kjo dinamikë mund të fshijë të gjithë mirëqenien tonë psikologjike, për shkak të ndikimit që kryen në trurin tonë.

Emërtimi “vampirë emocionalë” për të gjithë njerëzit që me sjelljen e tyre, fjalët apo veprimet provokojnë një shqetësim të papërcaktuar, është një metaforë e goditur.

Po si t’ia bëjmë që të ruajmë energjitë e mos bëjmë të mundur që të tjerët t’i shterojnë ato? Kemi përzgjedhur tri këshilla…

 

1. Ekzistojnë mekanizma mbrojtës për të kontrolluar këta persona. Një strategji shumë efikase është të eliminojmë ndikimin që mund të kenë te ne. Mos hezitoni, për shembull, t’i përsërisni vetes: “do të shterojnë energjitë e mia, vetëm nëse do t’ua lejoj unë ta bëjnë këtë gjë”.

2. Racionalizoni. Ka njerëz që kanë një zakon këmbëngulës për të folur vetëm për gjërat negative, se sa e keqe është jeta me ta. Një mënyrë për t’i ndalur ata është të racionalizoni me këmbëngulje: “në vend që të ankoheni, reagoni kundër çdo gjëje që nuk ju pëlqen”, “do të më pëlqente që të paktën një herë, të ishit të aftë për të folur vetëm për gjëra pozitive”.

3. Mësoni të thoni “jo”. Kjo strategji është e thjeshtë dhe efikase. Shpjegojini që në fillim vampirit tuaj emocional, se nuk keni kohë të dëgjoni kritikat e tij, që nuk jeni të gatshëm të bëheni pjesë e thashethemeve dhe, mbi të gjitha, nuk dëshironi në asnjë mënyrë që të keqtrajtoheni.

Për ta mbyllur, ekziston një moment kur duhet të kuptojmë nevojat tona, në mënyrë që të evitojmë që të tjerët të parazitojnë në jetën dhe qetësinë tonë. Duke qenë se nuk është gjithmonë e mundur të rrethohemi vetëm nga njerëz të ekuilibruar e të lumtur, duhet të mësojmë të sillemi me respekt dhe maturi me ata persona që na ekspozojnë ndaj uraganëve emocionalë, por duke qenë gjithmonë të sigurt e të vetëdijshëm për atë çka dëshirojmë.

Përgatiti: Manjola Ereqi

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top