Mirëqenie

January 30, 2018 | 9:59

Tri shenjat më me fat për vitin 2018

Bricjapi

Për Bricjapët 2018-a do të jetë një vit me të vërtetë me fat, plot me suksese! Kjo sepse, duke filluar që nga muaji janar ka hyrë në shenjën e tyre planeti Saturn. Saturni është planeti i zgjuarsisë, urtësisë, i kohës dhe në shenjën e Bricjapit gjendet si në shtëpinë e vet. Është një shenjë që udhëhiqet nga Saturni dhe ndikimi i tij pozitiv do t’i garantojë një përparim të ngadaltë, por të sigurt në të gjitha fushat.

Gjatë vitit 2018 i gjithë përkushtimi dhe qëndrueshmëria e Bricjapit do të shpërblehet jashtëzakonisht shumë dhe do të vijnë shumë kënaqësi, padyshim të gjitha të merituara. Saturni është një planet që nuk dhuron asgjë, por Bricjapët janë mësuar të djersiten fort për të arritur gjërat e tyre. Edhe Jupiteri do të jetë favorizues për shenjën e Bricjapit, duke filluar nga muaji nëntor: rezultatet nuk do të vonojnë të vijnë dhe bashkë me to do të vijë edhe shumë, shumë fat!

 

Akrepi

Edhe Akrepi do të ketë një vit absolutisht me fat! Për t’i garantuar suksesin në çdo fushë do të jetë ndikimi i Jupiterit. Në fakt, Jupiteri do ta ndihmojë këtë shenjë që të çojë përpara projektet, duke garantuar përmbushjen me sukses të tyre. Bëhet fjalë për një planet që ndihmon shumë në punë e biznes, ndaj nuk do të mungojnë përfitime edhe në fushën e financave apo përparimit në karrierë. Ky është një vit për të synuar më lart. Pranë Jupiterit, Akrepi do të mund të përfitojë edhe nga ndikimi pozitiv i Saturnit: ky planet shpërblen ata që punojnë fort për të realizuar ëndrrat e tyre, dhe të lindurit në shenjën e Akrepit, nëse kanë diçka në mendje, janë me të vërtetë të aftë të lëvizin edhe malet vetëm që të arrijnë objektivat e tyre! Me pak fjalë, suksesi do të jetë i sigurt!

 

Peshqit

Më në fund Peshqit janë të çliruar nga ndikimi i Saturnit, i cili ia ka bërë 2017-ën një vit aspak të thjeshtë! Tani Saturni jo vetëm që nuk është më negativ për shenjën e Peshqve, por është shndërruar në një aleat të vyer për të realizuar objektivat. Ndaj, ëndërroni fort! Këtë vit nuk do të keni pengesa në rrugën tuaj dhe gjithçka do të shkojë fjollë, tamam ashtu siç dëshironi ju.

Në favor të Saturnit në shenjën e Bricjapit, bashkohet edhe Jupiteri tek Akrepi: fati i mirë do t’u buzëqeshë edhe të lindurve në shenjën e Peshqve, si dhe pak shenjave të tjera të zodiakut. Gjithçka që do ta filloni tani do të shkojë mirë deri në fund, dhe fati do t’ju shpërblejë me kënaqësi të mëdha, do të keni më shumë vetëbesim, duke lënë mënjanë frikërat dhe ankthin.

Përgatiti: Manjola Ereqi

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top