Mirëqenie

November 6, 2018 | 12:05

Tri ushqimet që pastrojnë mushkëritë

Mushkëritë luajnë një rol thelbësor në sistemin e frymëmarrjes pasi marrin oksigjenin dhe filtrojnë jashtë organizmit toksinat. Ruajtja e shëndetit të mushkërive dhe funksioneve të tyre është thelbësore.

Mushkëritë e shëndetshme garantojnë që i gjithë organizmi të ushqehet siç duhet me oksigjen. Një mënyrë për të përmirësuar shëndetin e mushkërive është që të konsumoni ushqime me aftësi pastruese. Sigurisht që aktiviteti fizik, mospirja e duhanit dhe shmangia e ndotjes janë gjithashtu, mënyra të mira për të garantuar shëndetin e mushkërive. Ushqimet luajnë një rol kryesor për mirëqenien e këtij organi. Barishtet, hudhra, agrumet, frutat e pyllit dhe xhenxhefili janë ndër ushqimet më të rekomandueshme për shëndetin e mushkërive.

Fistikët

Fistikët janë shumë të rëndësishëm për shëndetin e mushkërive. Ato përmbajnë një lloj të veçantë të vitaminës E, e cila ofron mbrojtje ndaj disa formave të sëmundjeve të mushkërive. Fistikët ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe të ngopin lehtë e pa kalori, të cilat janë përgjegjëse për shtimin në peshë.

Speci djegës

Speci djegës është një erëz shumë e fuqishme dhe e mirë për organizmin. Ai ofron me dhjetëra përfitime për shëndetin e njeriut. Speci djegës ndihmon në kurimin e kollës që irriton vazhdimisht fytin. Ekspertët thonë se speci djegës parandalon problemet me të ftohurën dhe gripin. Kjo erëz shpërbën sekrecionet dhe rekomandohet për gjithkënd që vuan nga bronshiti apo problemet me rrugët e frymëmarrjes.

Ushqimet e pasura me omega-3

Acidet yndyrore omega-3 ndihmojnë në pastrimin e mushkërive dhe efikasitetin e sistemit të frymëmarrjes. Salmoni, sardelet, farat, arrorët dhe vezët janë shumë të pasur me acide yndyrore omega-3.

Këto ushqime kanë gjithashtu aftësinë të shmangin inflamacionin në organizëm dhe të përmirësojnë shëndetin mendor.

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top