FB

November 14, 2022 | 8:45

Trollët, kërcënuesit në internet: kush janë ata dhe si të mbrohemi?

Ata fyejnë, manipulojnë, qarkullojnë lajme të rreme: ata janë trollët, ndotësit e vërtetë të internetit dhe kurtheve të tij. Një komunitet që sigurisht nuk është një pakicë e vogël.

 

Trollët në web
Emri troll rrjedh nga disa humanoidë nordikë të lindur nga kultura orale. Por në realitet trollët janë njerëz, burra e gra, prej mishi e gjaku, të cilët bëjnë kërdinë sidomos në rrjetet sociale me komentet e tyre helmuese dhe shpeshherë vulgare. Fshehur pas pseudonimeve të ndryshme që i bëjnë trollët praktikisht të paidentifikueshëm.

Si të sillemi me trollët?
Nuk ka asnjë studim sociologjik të trollëve. Por ne dimë disa gjëra shumë indikative rreth tyre. Ata dinë të lundrojnë mirë në internet dhe i njohin në detaje sekretet e botës së internetit. Shprehin zemërimin, zhgënjimin, vetminë. Por jo nga njerëz injorantë: ata shpesh janë edhe të arsimuar dhe kjo e bën edhe më të komplikuar izolimin e tyre. Revista Time shkroi se “trollët e kanë kthyer internetin në një gropë agresioni dhe dhune”.

Problemet e shkaktuara nga trollët
Këtë e demonstron një katalog i vërtetë tmerresh, i firmosur nga trollët e prodhuar në Itali, me të cilin duhet të merremi. Para së gjithash, dramat: adoleshentë që kryen vetëvrasje sepse ishin në shënjestër të sulmeve të bashkëmoshatarëve. Ashtu si në rastin e një vajze 14-vjeçare, me çrregullime në të ngrënë, e cila i mori jetën, pasi mori një dush ofendimesh të papërsëritshme (“Ti je tualet, dukesh dhjetë vjeçe, shko fshihu”). Më pas pohimet më të liga në momentin e tragjedive të mëdha: nga “kënaqësia” për masakrën e mërgimtarëve, te miratimi total për të armatosurin që vrau për t’u mbrojtur nga një grabitës.

sara-kurfess-bl1syjbwjmc-unsplash

 

Si të mbrohemi nga trollët?
Përballë një pamje kaq të ndërlikuar, mbetet të kuptojmë gjënë më të rëndësishme për përdoruesit, veçanërisht të miturit: si të mbroni veten nga trollët? Këtu janë disa këshilla të dobishme.
•Mos i nënvlerësoni. Ata nuk janë analfabetë, madje me dhunën e tyre e dinë se për çfarë flasin. Ju përballeni me armiq të fshehtë.
•Mos humbisni kohë duke nxitur diskutime të ndotura nga gjuha e dhunshme dhe të përbëra nga fyerje dhe sharje. Përfundoni çdo polemikë paraprakisht.
•Mos harroni se jo të gjithë duhet t’i kënaqin të gjithë. Nëse ka dikush që nuk na do ose, më keq, na urren, konsiderojeni normale. Dhe mos u ofendoni.
•Nëse menaxhoni një faqe në Facebook, për t’u mbrojtur nga trollët mund të bëni një gjë shumë të thjeshtë: të fshihni komentet. Dhe sidoqoftë, hiqni nga komuniteti juaj ata që shprehen me sharje, dhe shpërfytyrojnë gjuhën.
•Gjithashtu, falë teknologjisë, mund të bllokoni fjalë specifike dhe të moderoni diskutimin duke eliminuar fyerjet ose termat shumë të ngjashëm.

 

Përgatiti O.T | Burimi nonsprecare.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top