Në kundërshtim me atë që mendojnë shumica, është e rrallë që gjatë udhëtimeve me avion të ndodhë ndonjë trombozë venoze në këmbë, për shkak të moslëvizjes së detyruar, edhe pse është e vërtetë që rreziku shtohet me zgjatjen e orëve të udhëtimit.
Ky është përfundimi i 14 studimeve të botuara së fundmi në revistën “Annals of Internal Medicine”. Sipas studiuesve, shumë kujdes duhet të kenë femrat shtatzënë apo personat që përdorin ilaçe me bazë estrogjeni, si kontraceptivët dhe të moshuarit. Një këshillë për të gjithë! Lëvizini shpesh këmbët, në kufij e hapësira të vetëdisponueshme. Nëse udhëtimi zgjat më shumë se katër orë, pini shumë ujë dhe shmangni pijet alkoolike.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.