FB

December 11, 2023 | 8:03

Truri juaj do të plaket më pak, nëse bëni këtë

Angazhimet me orare të ngjeshura, sjellin përfitime pozitive për trurin. Një nga mënyrat më të mira për të mbajtur trurin tuaj të mprehtë, teksa vitet kalojnë, është të jeni të angazhuar.

Ndërsa shkencëtarët kanë rekomanduar më parë angazhimin në aktivitete sfiduese të mendjes. Një studim i ri sugjeron se të ruajturit e një axhende të ngjeshur takimesh, me orare të shpeshta, mund të ofrojë përfitime.

1

Në një studim ku morën pjesë mbi 300 persona, autorët zbuluan se në mesin e të rriturve mbi moshën 50 vjeç, të paturit e një orari të ngjeshur ishte i lidhur me vënien në funksion më të mirë të trurit, duke përmirësuar kështu kujtesën, të arsyetuarit e mprehtë dhe duke sjellë për pasojë një fjalor edhe më të mirë në artikulimin e të menduarit dhe vepruarit.

Pjesëmarrësit në studim ishin të moshave nga 50-89 vjeç dhe efekti pozitiv i të qenit të ngarkuar gjatë ditës, ishte i qëndrueshëm në raport për të gjitha moshat. Kjo, sipas autorëve të studimit, tregon se duke ruajtur një mënyrë të tillë jetese, aktive, është e rëndësishme si për moshën e mesme, edhe për moshën e vjetër.

Ka mundësi që të qëndruarit të angazhuar rrit aftësinë e njerëzve për të mësuar gjëra të reja, pasi ata mund të jenë të ekspozuar ndaj situatave të ndryshme, njerëzve dhe informacione mbi baza ditore, sugjerojnë studiuesit. Megjithatë, studimi nuk mund të përcaktojë përfundimisht se pse ngarkesa me detyra të shumta sjell shëndet më të mirë të trurit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top