Shkencëtarët në Universitetin Teknologjik Nanyang në Singapor kanë zhvilluar nanogrimca që shkatërrojnë qelizat kancerogjene pa pasur nevojë për ilaçe. Nanopjesëzat e quajtura “Nano-pPAAM” bëjnë që qelizat kancerogjene të vetë-shkatërrohen.
Nanopjesëzat janë të veshura me aminoacidin L-fenilalaninë, me të cilin qelizat kancerogjene rriten. Në këtë mënyrë, nanopjesëzat paraqiten si “një kalë Troje” që i arrin me mashtrim, duke filluar më pas të prodhojnë kimikate, të njohura si specie reaktive të oksigjenit (ROS), të cilat shkatërrojnë qelizat kancerogjene.
Studimi i botuar nga revista Small tregoi se Nano-pPAAM vret rreth 80% të qelizave të kancerit të gjirit, lëkurës dhe stomakut në ekzemplarët e ekzaminuar, por pa shkaktuar efekte anësore, ndryshe nga kimioterapia klasike.
Burimi / https://www.greenme.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.