Dëshmi

September 7, 2021 | 8:55

Tuna pas udhëtimit në Siri: Përjetova emocione, dhembje që të ngjitet në shpirt, pashë sy të pikëlluar fëmijësh!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdiu është bërë pjesë e një organizate bamirësie dhe ka udhëtuar drejt Sirisë për të ndihmuar familjet e varfra.

tuna (2)

Nëna e dy fëmijëve ndau eksperiencën e saj me ndjekësit në rrjetet sociale pas kthimit nga Siria, duke dhënë mesazh sensibilizues për të gjithë njerëzit.

tuna

Tuna Sejdiu u shpreh se ky ishte udhëtimi më emotiv në jetën e saj ku përjetoi emocione dhe dhembje “që të ngjitet për shpirti dhe të trishton”.

tuna1

Këngëtarja tha se pa sy të pikëlluar fëmijësh nga ngarkesa mbi supet e tyre të njoma dhe familje që jetojnë me ëndrrën për të pasur një çati mbi kokë.

tuna5

Ajo theksoi se është rikthyer e riformësuar dhe si “një Tuna tjetër që sapo ka filluar rrugën për të dhënë kontributin minimal që Tiani dhe Zeni të rritet në një botë me më shumë buzëqeshje fëmijësh. Në një botë më të mirë”.

tuna8

“Kur ka qenë hera e fundit që jemi ndjerë falënderues për jetën që kemi, shtratin ku e shtrijmë kokën çdo natë, tryezat me ushqime…

Udhëtimi në Siri, udhëtimi më emotiv në jetën time, nxiti në mua qindra pyetje dhe hapi dhjetëra dilema për njeriun, për njerëzimin. Përjetova emocione që shkojnë përtej mundësisë për t’i përshkruar me fjalë. Dhembje që të ngjitet për shpirti dhe të trishton, të bën të ndjehesh fajtor për skamjen, trishtimin dhe frikën me të cilën jetojnë çdo ditë. Familje që jeton me ëndrrën: të ketë kulm mbi kokë, një nënkresë ku do ta venin kokën… Sy të pikëlluar fëmijësh nga ngarkesa mbi supet e njoma.

U ktheva e riformësuar. Jam një Tuna tjetër që sapo ka filluar rrugën për të dhënë kontributin minimal që Tiani dhe Zeni të rritet në një botë me më shumë buzëqeshje fëmijësh. Në një botë më të mirë”– shkroi Tuna Sejdiu.

tuna7tuna6tuna4
tuna3tuna6tuna2

 

 

Burimi / Panoramaplus.al

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top