Këshilla & Arsye

October 17, 2016 | 9:12

Turpi

1 “Rrallë mund të ketë pasur një mishërim kaq të fuqishëm dhe barok të romanit politik sa “Turpi”. Ai mund të lexohet si një përrallë, si polemikë apo si kritikë; si histori apo si letërsi… Ky është romani si mit dhe si satirë.”

Kritika e medieve:

Sunday Telegraph

Omar Khajam Shakili ka tri mëma që ndajnë simptomat e shtatzënisë, siç kanë ndarë gjithçka tjetër në mënyrë të pandashme. Në gjashtë gjinjtë e tyre, Omari u paralajmërua ndaj gjithë ndjenjave dhe nuancave të turpit. Ishte një stërvitje që do të dilte e dobishme kur u largua nga fortesa e mëmave të tij (përmes ashensorit) për t’u përballur me të ardhmen e vet të paturpshme. Si një përrallë magjepsëse, si satirë politike shkatërrimtare dhe elegante, si një zbavitje e potershme “Turpi” është një roman i pashoq.

“”Turpi” është po aq i mirë sa “Fëmijët e mesnatës”. Është një komedi e zezë e jetës publike dhe e domosdoshmërive historike.”

The Times

“Salman Rushdie është një shkrimtar i mrekullueshëm. Ai ka një imagjinatë të çlirët, një humor të vrazhdë dhe të fuqishëm. Ai e sulmon gjuhën me energji dhe pa kufizim.”

1Independent

SALMAN RUSHDIE është autori i romaneve “Grimus”, “Fëmijët e mesnatës”, “Turpi”, “Vargjet satanike”, Haruni dhe një det me histori”, “Psherëtima e fundit e Arapit”, “Trualli nën këmbët e saj”, “Furia”, “Klouni Shalimar” dhe “Magjistrica e Firences”, i një përmbledhjeje me tregime të shkurtra dhe i katër veprave joletrare, si dhe bashkëbotues i “Libri i lashtë i shkrimeve indiane”. Ai ka marrë shumë çmime për shkrimet e tij, përfshirë Çmimin për Letërsinë Aristeoin të Bashkimit Europian. Është anëtar i Royal Society of Literature dhe Commandeur des Arts et des Lettres. Në vitin 2008, libri “Fëmijët e mesnatës” mori çmimin “Best of the Booker”, romani më i mirë që ka fituar çmimin Booker në historinë e tij dyzetvjeçare.

 

Titulli: Turpi

Autori:Salman Rushdie

Përktheu: Alina Karaulli

Redaktor: Sejdin Cekani

Nr. faqe: 316

ISBN 978-99943-0-441-7

Çmimi: 1000 lekë

Botimet Dudaj

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top