Në krye renditen ‘reality show’, ndjekur nga programet dhe bisedat televizive, të cilat sipas ekspertëve janë pothuajse në të njëjtin nivel. Në këtë përfundim ka dalë një grup intelektualësh italianë, përfshirë psikologë, reklamues, sociologë etj., të cilët bien në një mendje kur thonë se niveli i debateve minon shoqërinë, kryesisht atë të moshave minore dhe adoleshentët. Një situatë shumë e rrezikshme në zërin e ekspertëve, ku sulmi dhe dërrmimi publik i tjetrit konsiderohet normale.
Momentet e zemërimit verbal të pakontrolluar apo me akte zhgënjimi dhe dhune brenda programeve televizive, denoncon një studim i “Comunicazione Perbene”, nuk përbëjnë më përjashtim, por tashmë duket se janë normë. Për tetë nga dhjetë ekspertë (83%), ka shumë skena në të cilat dominojnë dhuna fizike, fyerjet dhe sharje. Communication Perbene, një shoqatë jofitimprurëse që lufton për ekologjinë në komunikimin me vëmendjen ndaj fëmijëve, intervistoi 130 ekspertë (psikologë, reklamues, sociologë) dhe monitoroi rrjetet kombëtare për të identifikuar se çfarë hapësire ka për sherre dhe zënka në programet e përditshme televizive.
STUDIMI
Sipas analizave, çdo 8-10 minuta në një nga kanalet kryesore mund të dëgjosh një fyerje ose të shohësh një debat që kthehet në sherr verbal ose të rëndomtë. Gjithçka rëndohet nga fakti, siç dëshmohet nga 75% e ekspertëve, se kjo ndodh edhe në zonën e mbrojtur. Një situatë që ata e konsiderojnë shumë të rrezikshme dhe që sipas 64% mund të ketë pasoja serioze në sjelljen e përditshme të publikut, duke filluar nga fëmijët dhe adoleshentët që rriten të bindur se sulmi dhe dërrmimi i të tjerëve është normale.
KATEGORITË
Monitorimi ka identifikuar 4 makro-kategori programesh në të cilat lindin më lehtë grindjet mediatike. Në radhë të parë sigurisht janë reality show-t dhe talent show-t, ku lufta duket të jetë një përbërës i vërtetë: mesatarisht 1 në çdo 8 minuta transmetim, i cili, nëse nuk provokohet me mjeshtëri, duket shumë i kërkuar. Këto janë më pas, siç theksojnë 65% e ekspertëve, transmetimet ku shpesh kalojmë nga fjalët në vepra.
Talk show-t dhe edicionet e lajmeve janë pothuajse në të njëjtin nivel. Vendi i tretë për ato transmetime që dikur konsideroheshin simbol i sherrit televiziv: transmetimet sportive. Mesatarisht këtu shpërthen çdo 12-15 minuta dhe në pjesën më të madhe përfshin abuzim verbal, pasuar nga akuza dhe ofendime personale. Tremujorin e fundit programet argëtuese, veçanërisht ato të së dielës, ku sherri shpërthen çdo 18-20 minuta.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi corriere.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.