Dëshmi

August 23, 2021 | 15:34

U bllokuan nga kovidi, artistët shqiptaro-australianë i dhanë jetë Korçës në Festën e Birrës: “Rrok dhe birra shkojnë dorë më dorë”

Nga Orjona Tresa / Foto Vlasov Sulaj

 

Ata janë katër artistë. Talente që të lënë pa fjalë me muzikën që krijojnë, e njëherazi interpretojnë me zërat rrokerë. Janë të katër djem, vëllezër të një gjaku. Dhe, kanë gjak shqiptar. Duket që kanë lindur me yllin në ballë për të qenë ‘përbindësha’ në skenë, aq sa ‘ta përmbysin’ jo vetëm me aftësinë mbi atë që prodhojnë, por të shpërndajnë adrenalinë edhe për adhuruesit e muzikës rrok.

whatsapp-image-2021-08-20-at-22-48-22Pandemia i bllokoi në Shqipëri, në Durrës, vendlindjen e të atit, Ardianit. Me kohën e çmuar për të ndarë me të dashurit këtu, përkoi që ndalesa të shkonte përtej parashikimeve, ndërsa për të rinjtë aktivitetet e planifikuara të merrnin një tjetër drejtim.

Festa e Birrës ishte padyshim ndalesa më e bukur, që u dha mundësinë artistëve të rinj, Todd, Kevin, Blake dhe Koby Dhima, të performonin live në skenën gjigante të Festivalit më të Madh Veror të Birrës në Korçë, aty ku pjesëmarrësit shijuan çdo tingull zjarr që djemtë lëshonin.

Për djemtë Festa e Birrës ishte një atmosferë super, e cila u kujtoi October Fest në Bavari, Gjermani. Organizim i shkëlqyer, edhe pse do të kishin dashur të kishte edhe dy-tri grupe të tjera rroku, sepse sipas tyre “Rrok dhe birra shkojnë dorë më dorë”.

whatsapp-image-2021-08-20-at-22-48-22-1

Todd, Kevin, Blake, dhe Koby Dhima janë fëmijët e çiftit Caroline dhe Ardian Dhima, ajo australiane dhe ai shqiptar nga Durrësi. Çifti, tanimë i njohur për publikun shqiptar, u njohën në vitin 1992 në një anije ku nisi udhëtimi i jetës. Por jo vetëm kaq. Ky udhëtim solli në jetë 4 djemtë e tyre: Todd, 21 vjeç, Kevin 20 vjeç, Blake 18 vjeç, Koby 17 vjeç, të cilët sot njihen si “Mixed up everythink”.

Ardiani, babai i djemve, i pasionuar pas muzikës, duket se ia trashëgoi dhe fëmijëve, por njëherësh duke i edukuar dhe mundësuar drejtimin e duhur. Sot “Mixed up everythink” shënon 11 vjet nga krijimi i saj. Banda u themelua në vitin 2010 në rrugët e Melbourne të Autralisë, në perfomancën streetartist (artistë të rrugës). Pikasja nga artistë të ndryshëm, kritikë muzikorë, bëri që djemtë të kalonin në një nivel tjetër artistik. Fama e madhe që fituan i bëri pjesëmarrës dhe konkurrentë nëpër festivale të ndryshme dhe nëpër klube rroku. Përvojë e shkëlqyer ishte angazhimi në barin Club Cherry në Melbourne, aty ku filloi karriera e grupit AC/DC!

whatsapp-image-2021-08-21-at-23-15-04

Pastaj fama u përhap shumë edhe nëpër Europë. Në vitin 2012 djemtë e grupit “Mixed up everythink” u ftuan të merrnin pjesë nëpër festivale të ndryshme rroku në Holandë, Gjermani, Belgjikë, Itali, Austri, etj., si dhe nëpër shumë Hard Rock Cafe të ndryshme nëpër Europë!

Ata janë pjesë e shkrimeve dhe intervistave të ndryshme të përzgjedhur si talente nga media gjermane dhe belge. Kanë qenë të ftuar në festivalin më të madh në Belgjikë (e ngjashme me festën e Birrës në Korçë) që quhet Fête de Wallonie!

 

Banda “Mixed up everythink” ka si strukturë:

Todd (21 vjeç) – këngëtar, lider i grupit

Kevin (20 vjeç) bateri

Blake (18 vjeç) kitarë  

Koby (17 vjeç) bass dhe zëri i dytë

Muzika që bëjnë djemtë është Rock/ Hard Rock dhe Grunge, e ngjashme me vitet ’90 me atë të grupeve të famshme Nirvana, Metallica, Pearl Jam, dhe Guns ‘n Roses.

Banda sapo ka nxjerrë albumin I CHOOSE dhe është mirëpritur nga fansat e tyre. Djemtë kanë 600 mijë ndjekës në YouTube dhe pothuajse 200 mijë në rrjetin social Facebook. Albumi është shitur me shumë sukses në iTunes, Amazon Music dhe Spotify.

Gjithashtu kopje fizike në www.mixedupeverything.com

 

Caroline dhe Adrian Dhima, martesë të argjendë me 4 rrokerë yje

Ata janë prindërit e katër rrokerëve që bënë një performancë të shkëlqyer në Festën e Birrës në Korçë. Ardiani, një rroker i edukuar fshehurazi për shkak të regjimit, ka dhënë maksimumin e tij bashkë me të shoqen, për t’iu dhënë vendin që meritojnë 4 djemve të tyre. Ardiani nga Durrësi u njoh me Caroline, australiane 100 karat, në vitin 1992, në një anije ku punonin të dy. Kanë bashkë 25 vjet martesë. Ardiani është menaxheri i djemve të tij. Në pritje të ndalimit të pandemisë, pohon se mezi po pret të rifillojnë koncertet dhe turin evropian të lënë përgjysmë për shkak të Covid.

whatsapp-image-2021-08-21-at-23-15-05 whatsapp-image-2021-08-20-at-22-48-22-2 whatsapp-image-2021-08-21-at-20-58-06 whatsapp-image-2021-08-21-at-20-58-06-1 whatsapp-image-2021-08-20-at-22-57-13

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top