Patrizia Daffinà, 53 vjeçe, u pushua nga puna sepse mbrojti kolegët e saj pasi u infektua me Covid. E saj është një nga historitë e grave që kanë humbur punën gjatë pandemisë. “Fitoja 800 euro, tani jemi dy pa punë: djali im dhe unë. Por unë vazhdoj me kokën lart dhe pres të rikthehem në punë”, thotë ajo.
Më 11 nëntor, ndërsa Patrizia është në punë, gjysmë ore para se të lërë turnin e saj, thirret: “Mami, jam pozitive”. Patrizia nuk ka simptoma, por kërkon të largohet menjëherë, e bëjnë të presë, pastaj i ofrojnë një test në anën tjetër të Romës, dëgjon mjekun e saj, kthehet tek i biri, futen në karantinë, do të bëjë tamponin pranë shtëpisë së saj disa ditë pas.
Më 14 nëntor i komunikojnë pozitivitetin e tij, u kërkon kolegëve që takon çdo ditë, me të cilët ndaj makinën, drekat, ndonjë cigare, që të kontrollohen. Por asgjë nuk ndodh. Ndërsa Rsl i klinikës dërgon një paralajmërim. Vetëm në atë moment fillojnë tamponët, por më 17 dhjetor ata e pezullojnë atë nga puna.
Më 7 janar, ajo merr letrën e pushimit disiplinor për kauzën e drejtë: mungesa e besimit tek punëdhënësi. Telefonon avokatin dhe apelon tek kompania.
“Shpresoja që viti i ri të ishte më i mirë, – thotë Patrizia. – Po të kisha qenë burrë nuk e di nëse do të ishin sjellë në të njëjtën mënyrë me mua. Gratë, ndoshta, kanë më pak frikë. Por e di që thashë të vërtetën, dhe, pësova një padrejtësi”.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi la Repubblica
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.