Emma Watson nuk do të tërhiqet nga aktrimi. Ylli i Harry Poter ka reaguar pas thashethemeve se nuk do ta shohim më në ekran.
Menaxheri i 30-vjeçares hodhi poshtë lajmet dhe tha për “Entertainment” se: “Rrjetet sociale të Emës janë në ‘gjumë’, por karriera e saj jo.”
Watson u pa për herë të fundit në ekran në vitin 2019, me rolin e saj si Meg March në “Little Women”.
Kjo nxiti dyshimet se aktorja e famshme nuk do të aktronte më dhe një burim tha për Daily Mail se arsyeja ishte i fejuari i saj, biznesmeni Leo Robinton, me të cilin është në një marrëdhënie prej gati 2 vitesh.
“Ndoshta ajo dëshiron një familje”– shtoi një burim, teksa komentoi vendimin e saj.
Megjithatë duket se asgjë nuk është e vërtetë dhe Emma Watson do ta shohim sërish të shkëlqejë në filma të tjerë.
Burimi / /Panoramaplus.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.