FB

May 6, 2021 | 8:10

Udhëtimet, pse na nevojiten më shumë se kurrë

Muaj të mbyllur brenda, duke u përpjekur të ndjekin rregullat e vëna nga organet shëndetësore, njerëzit janë lodhur duke kërkuar shpëtim për një çlirim emocional. Një nga pyetjet që të gjithë kanë, por presin për një vendim është: a do mund të udhëtojmë? A janë udhëtimet jo të rrezikshme për shëndetin? Si mund të udhëtojmë në këtë situatë pa cenuar shëndetin tonë ndërkohë që udhëtimet do të na ndihmojnë të minimizojmë sadopak stresin.

Nga Aurora Çeliku Minga

Qyteti i bukur i Sarandës çdo vit pret 800 mijë banorë, por këtë vit nga pandemia njerëzit kanë anuluar rezervimet e bëra. Po kështu, qyteti muze i Gjirokastrës, i cili pret 125 mijë turistë çdo vit, këtë verë duket si i fjetur. Hotelet janë të mbyllura dhe, edhe ato që mendohen të hapen, do të punojnë me kapacitet shumë të ulët. Vlora me detin e saj të mrekullueshëm mund të jetë gjithashtu “pre” e të infektuarve nga virusi. Në muajin mars-prill, sipas të dhënave nga pronarët e hoteleve, janë anuluar 14 mijë net fjetjeje. Kjo gjendje edhe nëse mund të përmirësohet gradualisht, sërish do të lërë pasoja edhe në vitin 2021.

Megjithatë, njerëzit mund të inkurajojnë njëri-tjetrin të kryejnë udhëtime të shkurtra për të çliruar sadopak stresin, për të qenë më miq e shokë dhe për aktivitet fizik. Ndërkohë që opsionet për të udhëtuar në vende të tjera fqinje ose për të kryer pushime të zgjatura, janë shumë të pakta. Njerëzit mund të hedhin sytë edhe tek fshatrat dhe zonat piktoreske që mund të vizitohen në një periudhë të shkurtër dhe ku nuk ka fluks vizitorësh.

Për shembull, Shqipëria ka fshatra të mrekullueshëm, të cilët janë reklamuar edhe nga burime të tjera informacionesh, ku njerëzit mund të vizitojnë dhe ta kenë më të lehtë të ndjekin rregullat në këtë situatë. Në pamundësi për të kaluar pushimet në det, mbase vizita të shkurtra do të ndihmonin për të thyer rutinën tashmë të lodhshme. Bazuar në disa statistika që ka pasqyruar media italiane, fqinjët tanë, italianët, kanë mundur të vizitojnë vendet turistike të tyre shumë më shumë se sa në të kaluarën, kur turmat e turistëve ishin pa fund. Le të vizitojmë atëherë vendet e bukura që mbase në një situatë të zakonshme nuk i kemi vënë re.

Në këtë mënyrë ne i japim mundësi vetvetes të çlirojmë stresin, i japim mundësi vetes të rrimë me miq e shokë dhe njëkohësisht kjo situatë mund të ndihmojë fëmijët tanë për të njohur më mirë vendin tonë të bukur. Çdo situatë e vështirë jep gjithmonë një mesazh. Përveç faktit që na bën të vlerësojmë çdo gjë rrotull, le të konsiderojmë dhe opsionin e të udhëtuarit dhe të eksploruarit vendin tonë.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 157

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top