Jeta është shumë e shkurtër, por shumë prej nesh nuk e kuptojnë atë. Ne jemi shumë të frikësuar për të ndërmarrë hapin e radhës, për të dështuar, për të lënë gjithçka për diçka që nuk ja vlen as ta imagjinosh. Por, kur në vend që të shkojmë përpara, kthehemi nga frika, atëherë pendimi na konsumon.
“Po sikur të bëja?”, “Po sikur të provoja?”, kur kupton gjithçka që mund të humbësh nëse bën diçka të re dhe e krahason atë me gjithçka që mund të jetosh dhe fitosh, kupton se sa është e rëndësishme të ndërmerren hapa përpara. Udhëtimi është një nga ato gjëra që ju ndihmojnë të përballeni me frikën tuaj, që ju bën të ndiheni të pandalshëm dhe ju ndihmon të arrini ëndrrat dhe qëllimet që keni shtyrë deri më tani.
S’ka dyshim që një ditë para një udhëtimi, t’ju ndodh të mendoni për një tragjedi që mund të kenë ndodhur në aeroport. Ju përqendroheni aq shumë tek njerëzit e tjerë saqë nuk mendoni se udhëtimi mund t’ju bëjë një person tjetër, më të lirë dhe më të lumtur.
Si do të shkoj? Çfarë do të ndodhë nëse humbas? Unë as nuk e kuptoj gjuhën që flasin atje! Ne të gjithë jemi të frikësuar nga të panjohurit, por nuk mund të lejoni të mendoni për diçka që nuk ka ndodhur. Sapo të kapërcehen kufijtë e rinj, intuita natyrisht do të fillojë të zhvillohet në atë që duket e sigurt apo jo. Papritmas ju do të kuptoni se leximi i hartave dhe lëvizja nëpër rrugë do të jetë më e lehtë se sa keni menduar; Kjo ju bën të pavarur dhe të guximshëm.
Udhëtimi ju mëson se si të jeni fleksibël dhe të përshtateni në rrugë, të mësoni të lini gjërat që nuk mund t’i kontrolloni. Edhe nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç është planifikuar, kupton se çelësi është të marrësh frymë thellë dhe t’i marrësh gjërat ashtu siç janë. Të mësosh si të përballosh sfidat dhe të pranosh pasigurinë që paraqitet është një mënyrë e mirë për të udhëtuar.
Kur udhëtoni, frika për t’u gjykuar zhduket. Është e vështirë kur dikush zgjedh të thyejë normën dhe të ketë një jetë jokonvencionale. Njerëzit gjithmonë do t’ju gjykojnë, por ju kurrë nuk duhet të keni dyshime për veten. Mësoni të injoroni dhe ndiqni rrugën tuaj. Mos u mbytni, sepse të tjerët nuk do t’ju kuptojnë kurrë.
Udhëtimi ju bën të kuptoni se jeni shumë të aftë për të pushtuar frikën tuaj. Ju detyron të mendoni dhe të largoheni nga zona juaj e rehatisë. Kjo ju bën të rriteni dhe të kuptoni botën rreth jush nga një perspektivë tjetër. Megjithatë, kjo nuk ndodh brenda natës, por rritet gradualisht. Nëse e eksploroni botën, ndërtoni besimin dhe kapërceni frikën tuaj, unë mund t’ju siguroj se udhëtimi është vendimi më i mirë që mund të merrni për të përmbushur ëndrrat tuaja dhe për të jetuar jetën në mënyrë të plotë.
Burimi / italiafeed.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.