Këshilla & Arsye

September 6, 2017 | 15:30

Uji i detit bekim i vërtetë, kristal pranë “Resort Prestige”

Nga Orjona Tresa

Ditët e verës ende nuk kanë mbaruar. 22 shtatori shënon kthesën e stinëve, ndaj mundësitë për të shijuar detin, jodin, kripën dhe oksigjenin premtojnë ende.

pishina-kripe

Pishina me ujë deti, “Resort Prestige”

Për grupmosha të ndryshme, deti mbetet një nga alternativat jo thjesht qetësuese, por po aq dhe kurative. Nuk ka ilaç më të mirë se uji me kripë. Natyra ia ka falur njerëzimit si një nga burimet e mirëqenies psikofizike, duke i ardhur në ndihmë të gjithë atyre që kanë probleme me ënjtjen e këmbëve. Vetëm duke notuar, një shëtitje në breg apo thjesht të mbani këmbët në ujë për disa minuta, do të përjetoni një lehtësim të menjëhershëm.

Në “Resortin Prestige” në Golem, deti është pranë teje me të gjitha ndjesitë që ai përçon. Në një hapësirë prej 80 mijë metër katror, asgjë nuk e ndal jodin të tejçohet në të gjithë sipërfaqen. Gërshetuar me oksigjenin që çliron gjelbërimi i pishave, ky mjedis shndërrohet në parkun më të madh të komoditetit dhe shërbimeve të kërkuara. Një pishinë e madhe, enkas me ujë deti është zgjidhja më optimale që investuesit e këtij kompleksi gjigant kanë menduar për të gjithë pushuesit. Kjo alternativë vjen si një avantazh për të gjithë ata që e duan ujin me kripë ngjitur me shezlongun.

pishina-me-kripePërfitimet e ujit të detit janë të pamata. Jo vetëm në verë, por përgjatë gjithë vitit. Kjo sepse uji i detit është i pasur me magnez, zink, natrium, kalium, bakër, kalcium, fosfor dhe jod, i aftë për të tërhequr lëngjet e tepërta jashtë trupit. Uji i detit po ashtu redukton celulitin. Ai eliminon toksinat dhe stimulon mbrojtjen natyrore të trupit. Me pak fjalë, është një bekim i vërtetë. Po ashtu nga uji i detit  shmangen edhe dhimbjet reumatike apo stresi i mbledhur gjatë një viti pune.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top