Mirëqenie

March 27, 2018 | 14:08

Uji me kastravec, limon dhe xhenxhefil: pse dhe kur duhet ta pini këtë ujë?

Kjo pije, uji me kastravec, limon, xhenxhefil dhe nenexhik shpesh shërbehet në qendrat e spa. Kjo pije përdoret për të shuar etjen dhe për tretje, është një pije natyrale me pak kalori, mund të përgatitet lehtësisht në shtëpi si një pije freskuese pasdite, por gjithashtu shërben në fund të një vakti, ndoshta në kavanoza qelqi, si një koktej.

Kastraveci ka një veprim qetësues dhe vajrat thelbësore të xhenxhefilit, limoni dhe nenexhiku stimulojnë funksionet e zorrëve. Ka efekte diuretike. Burim i vlefshëm i ujit, vitaminave dhe mineraleve, kastraveci përmban substanca të rëndësishme që garantojnë një funksionim optimal të organizmit.

Në veçanti, është i pasur me vitaminë E, një mikronutrient i dobishëm për riparimin, hidratimin dhe dhënien e vitalitetit në lëkurë. Mos e injoroni praninë e lartë të antioksidantëve, substancave të dobishme me karakteristika anti-plakje, të cilat luftojnë plakjen e lëkurës dhe nxisin prodhimin e kolagjenit. Duhet të sigurohemi që kastravecët dhe limoni që kemi zgjedhur të jenë nga bujqësia organike.

Si ta përgatisni ujin me kastravec, limon dhe xhenxhefil dhe nenexhik

Edhe pse përdorimi më i zakonshëm i kastravecit është për aplikim të drejtpërdrejtë në lëkurë, një mënyrë tjetër për të shijuar plotësisht vlerat e tij është përgatitja e një uji të shkëlqyeshëm me kastravec.

Lani me kujdes përbërësit, pritini kastravecin, xhenxhefilin dhe limonin. Ndani më gishta gjethet e nenexhikut, për të lehtësuar nxjerrjen e vajrave thelbësore dhe shtojini tek përbërësit e tjerë, brenda një vazoje. Hidhni ujin, vendosini enës kapak dhe mbajeni në frigorifer për të paktën tre orë. Pasja mund ta pini siç është ose ta filtroni.

Cilat janë përfitimet e këtij uji?

Hidratimi

Nëse pimë të paktën një litër e gjysmë në ditë, uji, edhe më shumë nëse është me kastravec, na lejon të mbajmë veten të hidratuar. Falë shijes së kastravecit, të pasuruar nga shija e limonit dhe xhenxhefilit, ofron një alternativë praktike për lëngje dhe pije të tjera me sheqer.

Është një detoksifikues i fuqishëm

Falë vetive të tij antioksiduese dhe detoksifikuese, kastraveci është në gjendje të eliminojë gjithçka që trupi ynë nuk ka nevojë. Por mos harroni të ndryshoni disa nga zakonet tuaja të të ushqyerit; për shembull, të zvogëloni sasinë e mishit dhe sheqerit që merrni.

Është një koncentrat i vitaminave dhe mineraleve

Vlerat ushqyese të pranishme në kastravec, xhenxhefil dhe ujë limoni janë vitamina A dhe vitamina C; pasi ato rrjedhin nga frutat natyrale dhe organizmi arrin t’i absorbojë dhe t’i përdorë më mirë.

Zvogëlon urinë

Kjo është një pije me zero kalori që gjithashtu ndihmon në balancimin e oreksit dhe ndjenjën e urisë: kur nuk jemi të hidratuar ne priremi të ndjejnë uri dhe pastaj të hamë sa për një vakt. Uji me kastravec, limon, xhenxhefil dhe nenexhik na largon nga ky rrezik.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / https://www.soluzionibio.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top