Dëshmi

March 10, 2020 | 8:06

“Unë jam një vajzë me imunitet të dobët dhe e gjykoj të padrejtë që ju të shëndetshmit të injoroni rregullat”

Postimi i një vajze në Facebook: “Nëse e marr koronavirusin do të jem një nga ata që të gjithë do të shkruajnë: Epo mirë ajo tashmë ishte e sëmurë”.

“Meqenëse ky Coronavirus i bekuar dëmton vetëm ata që kanë një gjendje klinike tashmë të kompromentuar, lejoni që një prej atyre që janë në rrezik t’ju tregojë për këtë.” Kështu nisi postimi i Giulia U. në një grup të mbyllur në Facebook.

“Unë marr një ilaç të quajtur ‘Gilenya’ që e bën mbrojtjen imunitare të jetë përtokë”, vazhdon postimi. Një gjendje, e cila e bën Giulian të jetë një subjekt në rrezik në rast se preket nga Covid-19: “Nëse prekem nga koronavirus unë do të jem një nga ata që më pas të gjithë do të shkruajnë në lajme ‘Eh mirë, ajo tashmë ishte e sëmurë’ ”. Ilaçi i përdorur nga Giulia U, në fakt ndikon në dobësimin e sistemit imunitar, duke bërë që pacientët të rrezikohen nga infeksionet.

“Unë e kuptoj, ju bën të ndjeheni pak të qetë të dini se kush është më keq në këtë moment. A e dini kush jemi? Ne jemi ata që kemi përballur tashmë kancerin, ata që luftojmë me sëmundje degjenerative, ata që kanë pasur sulme në zemër. Ne jemi ata që kemi luftuar ose jemi duke luftuar me betejën e tyre dhe unë e gjykoj të padrejtë që ju, të shëndetshëm dhe të bukur si dielli, të shmangni të gjitha rregullat që mund të frenojnë pjesërisht problemin”, thotë Giulia.

Shpërthimi vazhdon, duke synuar vetëdijësimin e atyre që nuk respektojnë rregullat për të parandaluar ngjitjen: “Ju që thoni se është një ndikim banal dhe për këtë arsye mblidheni në qendrën tregtare, e cila organizon dreka “kundër frikës”, ju që ikni nga zonat e kuqe, ju që nuk e kuptoni që jeta nuk rrotullohet gjithnjë rreth jush. Është postimi i parë dhe i fundit që bëj në lidhje me këtë temë, tashmë është shkruar shumë. Ju kërkoj vetëm një fije respekti për ata që me të vërtetë rrezikojnë. Na jepni një dorë”.

 

 

Burimi / https://www.huffingtonpost.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top