“Kur marrim lajmin se shoqja jonë më e mirë apo motra jonë pret një fëmijë, reagimi ynë i parë është të thuash,”Ah, tani do ta shohësh!”,”Nuk do të dalësh, të argëtohesh”, etj. Pastaj qeshim, qajmë, përqafojmë njëra-tjetrën. Është një lumturi pa dimension, pa proporcion, pa masë. Dhe kur vjen dita e madhe, ne jemi më nervozë dhe më të shqetësuar sesa nëna e ardhshme.
Ne tezet nuk dimë çfarë të bëjmë ose të themi, ne qëndrojmë në dhomën e pritjes dhe presim për momentin kur të na thonë se engjëlli i vogël erdhi në jetë. Thuhet se dashuria e një nëne është dashuria më e madhe që ekziston, e cila është e pakrahasueshme dhe e pashpjegueshme. Epo, është e vërtetë, pasi ka mënyra të ndryshme dashurie. Nuk ka njeri që e do më shumë ose më pak. Dashuria e tezes është po aq e pastër sa ajo e një gjyshi, aq e kujdesshme sa ajo e nënës dhe aq mbrojtëse sa e babait.
Tezja krijon një lidhje miqësie me nipin/mbesën e saj, dëshiron të jetë e pranishme në çdo risi, të bëhet konfidente e jetës së tij/saj. Unë nuk e di se si ta shpjegoj atë tërësisht, por dashuria e një teze është e papërshkrueshme. Qesh për gjithçka dhe qaj për asgjë dhe gjithmonë dëshiroj që çdo gjë të gjejë një zgjidhje dhe një rrugë pozitive. Një person që të mëson të kapësh mundësitë, të mëson se njeriu nuk vdes nga dashuria dhe se çdo gabim është një përvojë e të mësuarit. Fillimisht, përpiqemi të jemi të pranishëm edhe në detyrat më të thjeshta, të tilla si ndërrimi i pelenave, bërja e banjës, ndihma në gjëra të vogla.
Megjithatë, shpesh distanca, nuk na lejon të gëzojmë shumë nga këto momente, ne kemi punën tonë, rutinën tonë. Por në fund e dimë se distanca nuk do të thotë asgjë, pasi të jesh teze është shumë më tepër sesa vetëm një dhuratë për ditëlindje dhe nuk ka asnjë justifikim që mund të mbajë kur të na nevojitet.
I dashur nip, mos e dëgjo nënën tënde kur thotë “mos po shkon me tezen tënde të çmendur ?! “Nuk e kam idenë se çfarë do të thotë të jesh nënë, të jesh plotësisht përgjegjëse për një jetë, për gjithçka që kjo përvojë ka. Koha kalon, ti rritesh dhe nëse nuk mund të jem gjithnjë pranë teje fizikisht, duhet të dish se gjithmonë do të më kesh pranë.
Dhe tani, nipi im i vogël, po të them një sekret: nëna jote thotë diçka të drejtë: unë jam e çmendur … e çmendur për ty!”
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / tuttorete.info
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.