FB

July 28, 2023 | 8:01

UNESCO kërkon që të ndalohen telefonat në shkolla, ja cila është arsyeja

Telefonat duhet të ndalohen në shkolla për të trajtuar mosvëmendjen e nxënësve gjatë orës së mësimit, për të përmirësuar vetë mësimin dhe për të ndihmuar në mbrojtjen e fëmijëve nga bullizmi në internet, janë rekomandimet e UNESCO-s, agjencisë së OKB-së për arsimin, shkencën dhe kulturën, shkruan The Guardian.

 

UNESCO ka thënë se ka prova se përdorimi i tepërt i telefonit është i lidhur me reduktimin e performancës arsimore dhe se koha para ekranit ndikon negativisht në stabilitetin emocional të fëmijëve.

Thirrja e UNESCO-s për ndalimin e telefonave dërgoi një mesazh të qartë se teknologjia digjitale në tërësi, duke përfshirë inteligjencën artificiale, duhet gjithmonë t’i nënshtrohet një “vizioni të edukimit me në qendër njeriun” dhe kurrë nuk duhet të zëvendësojë ndërveprimin ballë për ballë me mësuesit.

UNESCO paralajmëroi ata që janë krijues të “metodave të reja të të mësuarit” kundër pranimit të pamatur të teknologjisë digjitale, duke argumentuar se ndikimi i saj pozitiv në rezultatet e të mësuarit dhe efikasitetin ekonomik mund të mbivlerësohet dhe se diçka e re nuk është gjithmonë domosdoshmërisht më e mirë.

 

 

 

 

 

Burimi / Panorma.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top