FB

November 18, 2022 | 9:01

UNICEF: “Çdo 11 sekonda nëpër botë ndodh një vetëvrasje e adoleshentëve…“

Sipas të dhënave të lëshuara nga UNICEF me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve, e cila do të festohet më 20 nëntor, anembanë botës çdo vit 46 mijë të mitur kryejnë vetëvrasje, një në çdo 11 sekonda.

Sipas organizatës jofitimprurëse, çdo vit nga një cep i planetit në tjetrin, pothuajse 46.000 adoleshentë vdesin duke i dhënë fund jetës së  tyre. Kjo do të thotë se shumica e 800.000 njerëzve që vdesin nga vetëvrasja çdo vit janë të rinj dhe se ky është shkaku i pestë kryesor i vdekjeve nga mosha 15 deri në 19 vjeç. Jo vetëm kaq: në botë 1 adoleshent nga 7  në 10 vjeç deri në 19 vjet vuan nga probleme që lidhen me shëndetin mendor dhe sipas të dhënave të një sondazhi, të kryer në platformën e pavarur dixhitale U-Report, të mbështetur nga e njëjta shoqatë, 50% ndihen të trishtuar dhe të shqetësuar pë të ardhmen e tyre.

Të tjera rrethana janë vështirësitë ekonomike personale ose familjare (17%), ndjenja e izolimit (19%), largësia nga familja dhe të dashurit (8%), grindjet dhe tensionet brenda familjes (7%), të cilat shfaqen si faktorët më dominues. Megjithatë, 41% e adoleshentëve thonë se nuk i kanë kërkuar askujt ndihmë, 22% kanë kërkuar ndihmë nga bashkëmoshatarët dhe miqtë dhe 11% nga anëtarët e familjes. 11% deklarojnë se u janë drejtuar psikologëve të pranishëm në shkolla dhe komunitete dhe 7% shërbimeve sociale dhe shëndetësore. Ndër arsyet për të mos kërkuar ndihmë, 22% thonë se nuk e konsiderojnë të nevojshme, 10% nuk dinë se me kë të kontaktojnë, 10% kanë frikë të kërkojnë ndihmë dhe 8% kanë frikë nga gjykimi negativ i të tjerëve.

 

 

Burimi/Fanpage.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top