FB

September 14, 2023 | 7:45

UNICEF: Mbi 330 milionë fëmijë në varfëri ekstreme në të gjithë botën

Sipas raportit të UNICEF, një në gjashtë fëmijë në mbarë botën jeton me më pak se 2.15 dollarë në ditë, i cili nënvizon se nëse nuk do të kishin nisur pasojat e pandemisë, do të mund të ishin nxjerrë nga varfëria më shumë se 30 milionë fëmijë.

“Krizat, për shkak të pasojave të pandemisë, konfliktet e armatosura dhe ndryshimet klimatike, kanë penguar progresin, duke lënë miliona fëmijë në varfëri ekstreme”, tha drejtoresha e përgjithshme e UNICEF-it, Ketrin Rasëll (Kathryn Russell) në një deklaratë për shtyp.

“Një botë në të cilën 333 milionë fëmijë jetojnë në varfëri ekstreme, të privuar jo vetëm nga plotësimi i nevojave të tyre më elementare, por edhe nga dinjiteti, mundësia, shpresa është thjesht e patolerueshme”, shtoi ajo.

Varfëria ekstreme prek 40% të fëmijëve në Afrikën Sub-Sahariane, shkalla më e lartë në botë. Ndryshe nga rajonet e tjera të botës, të cilat kanë regjistruar një ulje të varfërisë së fëmijëve në vitet e fundit, Afrika Sub-Sahariane ka parë rritje të saj, për shkak të rritjes së shpejtë demografike, pandemisë së koronavirusit dhe të ashtuquajturave fatkeqësi natyrore.

Banka Botërore dhe UNICEF po u bëjnë thirrje qeverive që t’i japin përparësi luftës kundër varfërisë së fëmijëve dhe të miratojnë një sërë masash, në veçanti zgjerimin e programeve të përfitimeve universale familjare.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top