Të gjithë universitetet publike të vendit do të ‘hapin dyert’ për të rinjtë duke ofruar kurse falas të gjuhës angleze.
Lajmi është bërë i ditur ditën e enjte nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila foli në prezantimin e programit kombëtar të praktikave të punës.
Ajo tha se tregu i punës po ndryshon shumë shpejt dhe se kjo kërkon zhdërvjelltësi në përgatitjen sa më të mirë të të rinjve.
“Ky 6 mujor do të jetë 6 mujori që starton puna e përgatitjes edhe në një aftësi tjetër, që është aftësia e gjuhëve të huaja. Në të gjithë universitetet publike të vendit ne do të mundësojmë kurset e gjuhës angleze falas, jo vetëm për studentët e atij universiteti, por për të gjithë të rinjtë dhe të rejat në ato komunitete ku këto universitete operojnë”, tha Nikolla. /tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.