Shëndeti nuk nis vetëm në tryezë. Duhet një regjim i plotë për mirëqenien e tij. Aktiviteti fizik luan gjithashtu një rol të rëndësishëm. Madje, bota akademike e sheh si një domosdoshmëri të përditshmërisë, aleat të sigurt për të mbajtur larg një spektër të gjerë sëmundjesh psikofizike. Sot nuk ka më vetëm “ha këtë apo atë”. Sot, gjëja e parë që të thotë mjeku në një situatë shëndetësore kritike për jetën është “të lutem, lëviz, ushtrohu, merru me aktivitet fizik”. Në thelb, e gjitha ndihmon në mirëfunksionimin dhe jetëgjatësinë tonë.
Urban Fit nuk është vetëm një palestër. Është një qendër e madhe sportive ku mund të ushtrohesh në disiplina të ndryshme. Në filozofinë e saj nuk ekziston vetëm ideja për një stërvitje të mirë, muskuj të tonifikuar dhe linja trupore perfekte. Në thelb, Urban Fit është palestra që bën për Ty, sepse të ndihmon të jesh gjithashtu i fortë fizikisht edhe mendërisht.
Palestra që bën për Ty!
Për të gjitha grupmoshat, në Urban Fit do të gjeni hapësirën tuaj, për tu ushtruar me mësuesit më të mirë, trajnuesit e shëndetit tuaj sipas një vlerësimi të bërë nga vetë ata. Me disiplina të ndara sipas kategorive, do të keni në dispozicionin tuaj për t’u ushtruar pajisjet e teknologjisë së fundit. Gjithçka shoqërohet sipas një programi të mirëfilltë ushtrimor. Trajneri personal, por jo vetëm, do të ndjekë një protokoll mjekësor për t’ju kategorizuar në disiplinën që është e shëndetshme për ju. Praktikat e të ushtruarit në Urban Fit janë edhe më dobiprurëse. Sepse Paketat Mujore dhe Vjetore funksionojnë për çdo ditë të muajit dhe jo dy apo tri herë në javë.
Me Urban Fit, bëheni më të fortë!
Ndodhet në mes të Tiranës, në rrugën përballë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Me ngjyrat portokall dhe të zezë, përshtatur shpirtit sportiv, energjisë dhe disiplinës. Një hapësirë prej njëmijë metër katrorë, e ndarë në sipërfaqe të konsideruara për klasat e aerobisë, trajnim personal, Cross Fit, ushtrime individuale ose me klasa, si dhe powerlifting. Pajisjet janë fjala e fundit e teknologjisë, madje për herë të parë në Shqipëri në Urban Fit disiplina Cross Fit ushtrohen me anën e Kombinat Marine, një set i zgjeruar veglash sportive, të inkorporuara me njëra-tjetrën për një stërvitje të stilit ushtarak amerikan. E veçanta e saj është një fizik i shëndetshëm po aq dhe i pashëm për të rinjtë që preferojnë forma perfekte trupore.
Higjiena
Në Urban Fit higjiena njehson kushte të larta për të zhvilluar një aktivitet të sigurt dhe të shëndetshëm sportiv. Aspirimi total përmes pajisjeve të certifikuara evropiane, mundëson pastrim dhe jonizim të ajrit. Standardi i kësaj palestre të madhe shoqërohet dhe me akomodimin e veçantë dhe të ndarë më vete për femra dhe meshkuj, si dhe dushe totale apo dollape për vendosjen e teshave.
Urban Fit
Motivim
Përkushtim
Stërvitje efektive
Kujdes maksimal
Adresa: Rruga “Haxhi Hysen Dalliu”, Tiranë +355 69 40 96 422 [email protected]
Botuar tek Revista Psikologjia, Nr.183, muaji Shtator
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.