FB

November 7, 2023 | 8:03

URBAN FIT / Bëhu versioni më i mirë i vetes

Urban Fit, palestër moderne me standarde ndërkombëtare në disa disiplina sportive. Një mjedis miqësor dhe familjar, për fëmijë dhe të rritur, një vend ku të gjithë mund të arrini formën e dëshiruar fizike duke u argëtuar. Urban Fit është një qendër e madhe sportive ku mund të ushtrohesh për muskuj të tonifikuar, për linja perfekte trupore, por edhe të stërvitesh për kompeticione të rëndësishme sportive.

Urban Fit ka përparësinë e zhvillimit të kurseve të karatesë në nivel garash kombëtare dhe ndërkombëtare, me mjeshtrat më të mëdhenj shqiptarë të kësaj disipline sportive. Nga rripi i verdhë deri tek rripi i zi, stërvitja për kategoritë nga niveli fillestar deri tek ai më i lartë, realizohet nën drejtimin e Shihan Enver Cakiqi me 8 DAN, drejtor teknik i Federatës Shqiptare të Karatesë, njëherësh themelues i Shoqatës së Parë Shqiptare në vitin 1991.

Disiplina Crossfit, e para e një niveli ndërkombëtar në Shqipëri të standardit Kombinat Marine, udhëhiqet nga trajneri Klaudio Hoxha. Për një stërvitje të stilit ushtarak amerikan, në Urban Fit do të gjeni të zbatueshëm këtë program të mirëfilltë ushtrimor. Trajneri personal Hoxha ecën sipas një protokolli mjekësor për t’jua bërë stërvitjen sa më të shëndetshme.

Për të gjitha vajzat që duan të jenë energjike, elastike dhe elegante për dukjen e tyre, Klasa e Aerobisë në Urban Fit ka në vëmendje një program të detajuar disiplinash. Udhëhequr nga Msc. Kelima Alijaj, certifikuar nga “Associazione Italiana Cultura e Sport” si eksperte për Aktivitetin Fizik dhe Shëndetin Mendor, trainerja ka një eksperiencë shumëvjeçare në këtë sektor dhe është pjesë e stafit të Urban Fit. Msc. Kelima Alijaj është një pikë kyçe për palestrën Urban Fit, duke qenë se zhvillon shumicën e programeve për klasat: Yoga, Pilates, Tae Bo, Total Body, Hitt Workout, Super Jump, ABS & Glutes Workout dhe Zumba. Vizioni i Alijaj është kualiteti dhe profesionalizmi i bazuar në shkencën e fitnesit për të dhënë më të mirën për klientët e Urban Fit, duke u përshtatur me standardet europiane në zhvillimin e programeve stërvitore. Shtylla e katërt dhe po aq e rëndësishme e Urban Fit është edhe klasa e Fitnessit Modern, një gjithpërfshirje për të gjithë ata që duan të ndjekin një program stërvitor të shëndetshëm psikofizik. 

 

 

 

Adresa: Rruga “Haxhi Hysen Dalliu”, Tiranë +355 69 40 96 422 [email protected]

Botuar tek Revista Psikologjia, Nr.185, muaji Nëntor 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top